Bleta, simboli i zelltarisë dhe i disiplinës.
Imagjinoni që për të nxjerrë gjysmë kilogram mjaltë, nevojitet nektar lulesh, në të cilat janë ulur 37 mijë bletë.
Bletët punojnë në bashkësi. Në një koshere (zgjua) gjenden të paktën 50 – 60 mijë bletë. Çfarë mrekullie!
Por nuk do flasim për nxjerrjen e mjaltit, këtë e dini ju.
Do flasim për një kategori bletesh për të cilën ju nuk keni dëgjuar kurrë të flitet me parë por që kanë një rol shumë të rëndësishëm në brendësinë e një koshereje: bletët “vëzhguese”. Qëllimi i tyre? Të gjejnë sa më shpejt trupin e një blete të vdekur.
Në fakt, vetëm 1% e tyre punojnë në këtë fushë, por kontributi i tyre është thelbësor sepse ka si detyrë ta mbajë kosheren të shëndetshme dhe të pastër duke ulur rrezikun që mund të shkaktojë një blete e vdekur.
Aspekti më interesant i kësaj klase bletesh, është aftësia për të zbuluar bletët e vdekura brenda 30 min nga vdekja e tyre, sepse pas 30 min fillon faza e dekompozimit.
Në fakt, nëse do të fillonte kjo fazë, detyra e tyre do të ishte e padobishme sepse do të përfaqësonte një rrezik për shëndetin e kolonisë. Për të identifikuar shokët e vdekur, bletët “vëzhguese” mbështeten te nuhatja e një ere të veçantë.
Ose do të ishte më mirë të themi në mungesën totale të kësaj ere: është era e hidrokarbureve që kanë rolin kryesor të mos lejojnë trupin e bletes të thahet.
Kur bleta vdes, temperatura e trupit ulet shume shpejt dhe prodhohen më pak hidrokarbure. Duke mos u prodhuar me hidrokarbure, bletët vëzhguese e kuptojnë që bleta ka vdekur dhe brënda 30 minutash e largojnë që të mos te prishi kosheren.
Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…
Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…
Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…