Stambolli i ka dedikuar gjithë parkun një shqiptari. Emri i Adem Jashari, i cili ka rënë dëshmor bashkë me 56 shokë, bashkëshorten, fëmijët dhe të afërmit e familjes në luftën për pavarësinë e Kosovës, është përjetësuar që prej vitit 2015 në Stamboll.
Madje në ceremoninë e organizuar me këtë rast, drejtuesi i saj shprehej: “Kushdo që do të kalojë në këtë shesh do të lutet për shpirtin e Adem Jasharit dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për liri”.
Në parkun “Adem Jashari” që komuna Bajrampasha ka ndërtuar në lagjen Vatan, pranë rrugës Esenler dhe Forcave Speciale të Policisë, ndodhet edhe një kullë sahati e ngjashme me një kullë historike sahati në Ballkan, 13 metra e lartë.
Parku shtrihet në një sipërfaqe 1.600m2 dhe, krahas kullës së sahatit, në park ka edhe rrugica për shëtitje dhe ambiente çlodhëse.
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…