<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Fjalët e para të Iliadës janë shkruar në gjuhën pellazge-shqipe, me alfabet pellazg jo grek

Duke studiuar Iliadën dhe Odisenë kemi gjetur se ato fillojnë me fjalë të gjuhës shqipe:

Titulli origjinal i Iliadës dhe fjalët e para të këngëssë parë të iliadës ILIAS= ili asht, ili mbreti dardan i Trojës, që e themeloi qytetin rreth vitit 3500 p.e.s. MENIN AE I DHE = Menin a ja dhe (the)

Edhe në poemën ODISEA titulli dhe fjalët e para të këngës së parë i përkasin gjuhës pellazge

ODDYSSEY Titulli i poemës Ἄνδρα μοι ἔννεπε… fjalët e para të këngës së parë = Odhës, udhës, udhëtar= ANDRA MOI ENEPE = Andër moj më jep

Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët, për të shkruar gjuhët e tyre. Por më tepër fjalë shqipe në iliadë ka gjetur studiuesi a. Boçi (2012).

Këto të dhëna të rëndësishme duhet të ishin në themel të gjuhësisë sonë, si dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës shqipe, por gjuhtarët dhe historianët tanë nuk duan ti pranojnë, duke shkelur të gjitha rregullat shkencore.

Studimet e Krispit u mbështetën nga dijetari shqiptar në Egjypt F. Adamidi (1902), i cili vërteton lidhje të gjuhës shqipe me gjuhën sanskrite, latine dhe greke, të cilat kanë huazuar shumë fjalë nga gjuha shqipe, Thomopoulo (1912), vërteton gjuhën shqipe në mjaft mbishkrime të lashta, S.Konda (1964) zbuloi shumë toponime me origjinë pellazge/shqipe në Greqi, që vërtetojnë vendbanimet pellazge, Z. Majani (1973) vërtetoi se gjuha etruske lidhet me gjuhën pellazge dhe shqipe, e cila është çelsi i zbërthimit të gjuhës etruske, N. Vlora-Falaski (1984) vërtetoi praninë e gjuhës shqipe në mjaft mbishkrime ilire nga Durrësi, apollonia dhe Mesdheu, G. Katapano (1984) vërtetoi se Thoti, perëndia e mësimit, shkrimit, shkencës, magjisë së egjiptianëve të lashtë, ka qenë shqipfolës (pellazgo/ilir) dhe i ka ndërtuar hieroglifet egjiptiane mbi bazën e gjuhës shqipe, a. Kola (1995) sjell praninë e mjaft fjalëve të gjuhës shqipe në iliadën e Homerit, P. Zheji (2005) sjell prova të reja të lidhjes së gjuhës së lashtë sanskrite me gjuhën shqipe, L. Peza (2006) vërteton në “shkrimin Linear B” (koha e bronzit) praninë e fjalëve të gjuhës shqipe, kështu ky shkrim i lashtë i diskutuar gjërë, i përket gjuhës pellazge/shqipe dhe jo gjuhës greke, L.Peza & L. Peza (2009) vërtetojnë se fjalët e para të iliadës janë të gjuhës pellazge/shqipe, emërtimet e 6 kontineteve të botë dhe shumë toponime janë me origjinë pellazge dhe shpjegohen mjaft mirë nga gjuha shqipe, a. Shuke (2008, 2009) vërteton se gjuha shumere është e afërt me gjuhën shqipe, L. Peza & L. Peza (2012) vërtetojnë se shkrimet Vinka-Turdas janë në gjuhën pellazge/shqipe, L.Peza & L.Peza (2014) vërtetojnë se gjuha hitite është shumë e afërt me gjuhën shqipe dhe me prejardhje nga gjuha pellazge etj.Këto studime me rëndësi të madhe mbi lashëtsinë e gjuhës shqipe në pjesën më të madhe nuk njihen nga gjuhtarët e institucioneve shqiptare të gjuhësisë, prej tyre nuk janë kundërshtuar, por duke shkelur disiplinën shkencore, nuk shfrytëzohen në studimet e tyre./inex.press

InForCulture

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

7 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

7 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

8 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

8 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

8 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

14 hours ago