Prejardhja gjenetike e familjeve të Gjirokastrës

Ndërsa shohim se në zona malore një grup i relativisht i vogël fisesh mbizotëron krahina të tëra, nëpër qytete, sidomos në ato që janë shquar për vazhdimësi të familjeve të vjetra qytetare, të zanateve dhe të një kulture dalluese qytetare, vërehet nje larmi më e lartë e linjave atërore. Kjo mund te lidhet kryesisht me strukturën ekonomike kryesisht zejtare e tregtare që nuk varej nga zotërimi i tokës apo madhësia e fisit, si dhe me marrëdhënit ekonomike që qytetet kishin edhe me krahina dhe qytete të largëta.Prandaj, në raport me krahinat relativisht homogjene rreth tyre, qytetet paraqesin ishuj diversiteti të lartë gjenetik, që mund të kenë shumë për të zbuluar përmes testeve të linjave atërore.

1. Familjet qytetare të testuara

Gjirokastra është një prej qyteteve shqiptare me traditat më të vjetra familjare. Shumë prej familjeve qytetare i kanë ruajtur kujtimet e prejardhjes familjare, të lidhjeve me fiset e tjera të qytetit, krushqive, etj. Më poshtë po paraqesim të dhënat për haplogrupet dhe disa nëndegë kryesore të këtyre familjeve, si dhe lidhjet midis tyre.

Deri tani janë testuar 28 familje gjirokastrite, pra nga qyteti. Këto janë familjet: Bozdo, Çabej, Çelo, Cenko, Ceribashi, Dalipi, Dhrami, Dobi, Gjebrea, Gogo, Hajro, Hasanaj, Hoxha, Karagjozi, Kazaku, Kokalari, Kokobobo, Kola, Loloci, Makashi, Malo, Mezini, Reso, Ruca, Shapllo, Sinani, Topulli, dhe Toro.

2. Haplogrupet dhe degëzimet

Haplogrupet më të shpeshta janë E-V13, I2a-Y3120, J2b-M205, J1-M267, etj. Haplogrupet janë të njëjta me ato që vëheren edhe në përgjithësi në popullatën shqiptare, por siç mund të pritet për një vendbanim të vetëm, frekuencat janë të ndryshme. Këtu, përveç lëvizjeve më të shpeshta në qytete, rol kyç ka pasur edhe zgjerimi i disa linjave që në krahina të tjera janë më të rralla. Pra, disa linja mund të shumohen më shpejt në disa vendbanime, kurse linja të tjera mund të mbizotërojnë tjetërkund, duke krijuar frekuenca të ndryshme, edhe pse brenda fondit të përbashkët fillestar.

Më te vlefshme se haplogrupet, për popullsinë e qyteteve mund të jenë degëzimet/subkladat. Degët e gjetura deri tani janë:

– E-V13>FGC57496>BY16946

– E-V13>CTS9320>BY4526>S10743

– E-V13>FGC11450>Y146086>Y140828

– E-V13>FGC11450>Y173822

– E-V13>Y145455

– G2-P15>M406>FGC132816

– G2-P287>FGC36238>Y82519

– I2a-P37>L621>Y3120 (x4)

– I2a-P37>L621>Y3120>Y18331

– I2a-M223>L701>PH2670>Y199559

– J1-M267>P58>FGC11>Y10887

– J1-M267>Z2217>ZS3128 (x3)

– J2a-M410>PF5160>L24>L25

– J2b-L283>Y21045>PH1751 (x2)

– J2b-M205

– J2b-M205>PF7321>CTS1969 (x4)

– R1a-CTS1211

– R1a-M417>Z280>CTS1211>YP3994

– R1b-M269>PF7563>Y32042>BY55016

3. Prejardhja deri në Mesjetë

Nga këto degë, E-V13>Y140828, E-V13>BY16946, J2b-L283>PH1751, I2a-M223>Y199559 me siguri kanë prejardhje mesjetare nga zona veriore dhe verilindore. Ka mundësi që E-V13>Y140828 të jetë vendosur fillimisht në Labëri, e prej aty më pas në Gjirokastër, por për këtë hollësi nevojitet një test më i thellë. Ndoshta edhe E-V13>Y173822 mund të kenë prejardhje nga veriu ose nga Shqipëria e mesme, dhe me gjasë edhe kjo lidhet me lëvizje të mëpasshme nga Labëria. Edhe I2a-M223>Y199559, deri tani ka diversitet të lartë në Shqipërinë e mesme, por rezultati më i afërt me atë nga Gjirokastra është nga Mallakastra, prandaj lëvizja drejt jugut edhe në këtë rast duhet të ketë kaluar nga krahu perëndimor.

Nga ana tjetër, rezultatet J2b-M205>CTS1969, I2a-Y3120>Y18331, J1-M267>ZS3128, R1a-M417>YP3994 dhe R1b-M269>BY55016 u takojnë linjave atërore me përqendrim dhe larmi më të lartë në jug. J2b-M205>CTS1969 dhe J1-M267>ZS3128 janë të dyja degë haplogrupesh me diversitet të lartë në Mesdhe, gjenden vetëm në qytet të Gjirokastrës. Të dyja përfshijnë disa familje të vjetra të qytetit, pra duhet të jenë pasardhëse të popullisisë mesjetare të tij. R1b-M269>BY55016 ka diversitet dhe vazhdimësi degëzimi në Shqipërinë jugore dhe juglindore që nga Epoka e Bronzit, kurse I2a-Y3120>Y18331 dhe R1a-M417>YP3994 janë pasardhëse të popujve që mbërritën në Antikitetin e vonë.

Ndër rezultatet që nuk janë gjetur deri tani, bien në sy disa degë që gjenden dendur si në veri, edhe në jug, si R1b-Z2705, E-V13>Z17107, J2b-L283>Y82533, etj., por edhe dendësia mjaft e ulët e haplogrupit J2a-M410, që në zonat përreth është haplogrupi mes 3-4 haplogrupeve kryesore. Duhet theksuar se me rritjen e kampionit këto linja mund të shfaqen edhe mes familjeve gjirokastrite.

4. Lidhjet brenda qytetit

Rezultatet zbulojnë edhe raste të prejardhjes së përbashkët të disa prej familjeve të vjetra të qytetit. Disa nga këto lidhje diheshin edhe nga traditat familjare, kurse disa u zbuluan nga testet. Për shembull, familjet Topulli dhe Karagjozi, dihet se kanë të njëjtën prejardhje dhe rezultatet e testeve ADN e konfirmojnë këtë lidhje. Edhe lidhja mes familjeve Kola dhe Kokalari dihej dhe tashmë është e konfirmuar edhe gjenetikisht.

Rezultatet zbuluan edhe prejardhjen e përbashkët të një grupi që përfshin familjet Çabej, Ruca, Çelo dhe Kokobobo. Duke qenë se janë të gjitha familje të moçme dhe me traditë, por që nuk ishin në dijeni të kësaj lidhjeje, me siguri janë pasardhëse të një linje me prani të vjetër në qytet, të paktën nga periudha para-osmane. Kjo linjë përbën edhe trungun gjenetik më të përhapur mes familjeve të qytetit deri tani. Ka mundësi që edhe familje të tjera që nuk janë testuar akoma të lidhen me këtë grup ose me ndonje prej grupeve të tjera të lartpërmendura.

InForCulture

Recent Posts

10 njerëzit më të pasur në historinë botërore!

  Sipas listës së miliarderëve botërorë të Forbes 2024, Bernard Arnault është personi më i…

3 hours ago

4 sekte Amerikane që vra.në shumë njerëz

  Botët utopike të sekteve u bënin njerëzve premtime të ndryshme në emër të lirisë.…

4 hours ago

Si filloi festimi i parë i ditëlindjes në histori?

  Ditëlindjet festohen me shumë emocione në shumë kultura. Tortë, qirinj, veshje të bukura, familje,…

4 hours ago

Ja për çka shërben pambuku në shishet e barnave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka propozuar që pambuku të eliminohet, sepse përmban lagështi brenda shishes.…

4 hours ago

Lansohet platforma “KulTur 02”, platforma që gërsheton kulturën dhe turizmin në rajonin e Mitrovicës(Foto)

  Organizata për Hulumtime dhe Vetëdijësim Shoqëror Trungu, përmes një njoftimi në faqet e saj…

4 hours ago

Çfarë nuk shkon me shëndetin tuaj nëse keni dhimbje pas koke?

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës shpërthen si pasojë e tensionit, stresit ose lodhjes.…

5 hours ago