Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Mustafa Stanchir Pasha mbante pjesë të eshtrave të Skënderbeut

Gjon Keka

Gjergj Kastrioti është figura më e rëndësishme e kombit tonë, pa të cilin nuk do të mund të kishte një pasqyrë e lidhje të natyrshme dhe të qartë të së kaluarës së historisë së Iliro-Arbërisë me të ardhmen.Dhe sigurisht pa të nuk do të ekzistonte qenja jonë dhe identiteti poashtu në,nuk do të kishte gjenerata e gjenerata një simbol të frymëzimit për idealet e lirisë ,e ndërtimit të shtetit,e bashkimit dhe një simbol të një burrështeti, gjenerali dhe kapiteni nga më të mëdhenjtë e epokës së tij deri në ditët tona.

Ai dhe jeta e tij u shoqërua me fitore e fitore, sa mori edhe epitetin “Mbret e Princ fitimtar i të gjitha kohërave”, poashtu ai u shoqërua edhe me mrekulli edhe sa ishte gjallë,ku në të gjitha betejat që ai patë doli jo vetëm fitimtar ,por edhe i padëmtuar asnjëherë, pra pa marrë plagë të mëdha, përveç një prerje të vogël në këmbë që iu kishte shkaktuar jo nga armiku ,por nga dëmtimet gjatë lëvizjeve të tij luftarake kundër armikut të tij.

Se në të fshihej një dritë hyjnore, apo një shenjë e hyjnisë kjo nuk ka asnjë dyshim, pasi vetëm rikthimi i tij në Atdheun e tij ,tregon për ndikimin që patë ajo hyjnorja apo drita qiellore brenda tij për ta çliruar vendin e tij dhe për ta bërë Arbërinë me emrin e madhë e të famshëm në epokën e tij.Nuk kishte shtet apo emër më të famshëm në atë kohë sa emri i Arbërisë e cila qëndronte heroike dhe e palëkundur përballë një Perandorie të kohës.
Gjergj Kastrioti në krye e bëri Arbërinë të merrte mbi supet e saj fatin e kontinentit Europian, dhe u bë murë e pengesa kryesore e mosdepërtmit të pushtuesit otoman në drejtim të vendeve tjera të Europës.

Mbrojtësi i civilizimit të Europës i veshur me petkun e shenjtërisë qiellore edhe sot kur po shkruaj këto rreshta ka më shumë ndikim e bënë dritë emri i tij. Gjergj Kastrioti nuk ka nevoj me u shpall i shenjtë nga Papa i Vatikanit, sepse Papët nuk mund dhe nuk kanë asnjë fuqi e as të drejtë e as autoritet me i vulos të shenjtët apo me i caktu ata se kush dhe cili e meriton apo jo. Kur dihet se Gjergj Kastrioti i cili është i shenjti i kombit tonë ,është shenjtëruar nga qielli nga Perëndia i Arbërisë dhe nuk ka pas nevojë me e shenjtëru Papa i Vatikanit apo dikush tjetër. Poashtu Gjergj Kastrioti është shenjtëruar nga vetë kombi i tij, nga vetë jeta dhe vepra e tij dhe se një njeri si ai me të gjitha vlerat e personalitetin dhe shpirtin e devotshëm është e natyrshme të ketë marrë vulën e qiellit e të kombit të tij si një i shenjtë e hyjnor.

Duke u nisur nga kjo dhe duke parë se kryehroi ynë edhe sa ishte gjallë jetoi dhe veproi si një njeri e burrështeti, gjenerali dhe kapiteni në pastërtinë e tij të plotë, i mbushur dhe rrethuar me vlera e dritë, atëherë është e mundur që ai të ishte jo vetëm i pëlqyeri i arbërorëve dhe europianëve ,por edhe i armiqëve ,kjo për faktin se ai kur vdiq, armiqtë duke e njohur atë ,fuqinë e tij,trimërinë e shenjtërinë e tij u vërsulën drejt varrit të tij duke u shtyrë cili do të merrte diçka nga eshtrat e tij si hajmali mbrojtëse e mrekullibërëse, dhe të cilat mbetën relike e u përdorën deri vonë si shenjë apo simbol të mrekullisë e mbrojtjes.

Për ta përforcuar këtë do të nënvizojë nga një vepër pjesë e përmbledhjes së shkrimeve të një autori europian(F.W.E,1869) i cili e përshkruan kështu Gjergj Kastriotin dhe reliket e tij ,pra eshtrat që u përdorën deri vonë si simbole apo shenja mbrojtëse e fuqie mrekullibërëse.

Në vepër autori në lidhje me këtë shkruan kështu: ”Gjergj Kastrioti, i njohur si Skënderbeu, ishte një nga njerëzit më të devotshëm dhe më të virtytshëm. Ai bëri më shumë se Shën Bernardi dhe të gjithë Kalorësit e Maltës. Sepse dihet se Sulltan Mehmeti II, pushtuesi i Kostandinopojës, thoshte: “Po të mos ishte Skënderbeu, unë do të kisha bashkuar gjirin e Adriatikut me Republikën e Venedikut ,do të kisha vënë çallmën time në krye të Papës dhe hënën në majë të selisë së Shën Pjetrit.” Kastrioti, siç dihet, u kthye i padëmtuar nga njëzet e tetë beteja të egra. Në këto, siç na siguron bashkëluftëtari i tij,Tanushi, mbi mrekullit e tij në fushbetejë se si krahut të tij nuk mund t’i përballonte asnjë armik madje mbi dymijë vetëm ai me krahun e tij i kishte mundur.Kjo është mrekulli! Gjithashtu armiqtë e tij, qëndrojnë përballë drejtësisë së tij të gjithë dhe kjo është padyshim një provë e pakundërshtueshme e fuqive të tij mrekullibërëse! Ata bëjnë pelegrinazhe në varrin e Skënderbeut dhe besojnë në reliket e tij.

Një nga të fundit që ende mbante reliket e tij ishte Mustafa Stanchir-Pasha i Damaskut. Ai mbante në gjoks pjesë nga eshtrat e të madhit Skënderbe. Kjo relike ishte trashëguar në familje nga Jakup Arnauti, bashkëkohësi i heroit dhe një nga miqtë e tij më të ngushtë, i cili ishte stërgjyshi i Pashës së Damaskut, dhe ishte besimi i tyre i përgjithshëm se kushdo që e zotëronte atë, ishte i paprekshëm. . As musket, as gjyle, as helm dhe as litar nuk mund ta dëmtonin atë.

Në një frymë e tillë e shenjtë qëndron në Skënderbeun tek vetë jobesimtarët, ai që vdiq i varfër si një shenjtor i vërtetë, dhe kundër kujtimit të të cilit Papa, të cilit i kishte dhënë kurorën dhe jetën, u soll aq mosmirënjohës, saqë nuk e kanonizojë më kot. , as edhe një sinekurë për djalin e tij, prej të cilit Sulltan Mehmeti hakmarrës mori tokë dhe njerëz.

Siç u përmend tashmë, reliket ofrojnë mbrojtje të besueshme kundër zjarrit dhe ujit… Mustafa Stanchir kishte luftuar gjatë dy luftërave të fundit kundër Rusisë, i kishte mbijetuar të gjithë fushatës kundër austriakëve, kishte qenë në krye të të gjitha angazhimeve të korpusit të tij dhe kishte shpëtuar gjithmonë i padëmtuar.

Në aferën e fundit, afër Brailës, një nga djemtë e tij, trashëgimtar i denjë i heroizmit të babait të tyre, ra në robërinë ruse. Koloneli Gallo e mësoi atë e njohu dhe iu kujtua Pashai, me të cilin ishte njohur në Smirnë, kur komandonte një varg skllevërish. “A është ende gjallë babai juaj,” e pyeti ai të riun, “dhe a e ka akoma hajmalin me vete?”…

InForCulture

Recent Posts

A ndihmon soda e bukës me problemet e diabetit /Disa këshilla se ku ta përdorni

  Soda e bukës mund të jetë një nga produktet që përdoret më së shumti…

2 hours ago

“Peshku i apokalipsit” rishfaqet në Kaliforni: shkencëtarët kërkojnë sekretet e specieve

  Një peshk remo është shfaqur në bregun e Grandview në Encinitas, Kaliforni. Është zbulimi…

2 hours ago

Zbulohen kulla kripe në tabanin e Detit të Vdekur

Zbulohen kulla kripe solide në tabanin e Detit të Vdekur. Të krijuara nga vetë natyra, nuk…

19 hours ago

Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve në Pakistan…

Vendbanimi i pasardhësve të ilirëve, ushtarëve të Lekes madhe në Pakistan që flasin theksin Burrash,…

22 hours ago

Ditarët e panjohura të komandantit gjerman të forcave supreme: Hit’leri është i brengosur për gjendjen në Shqipëri, gjenerali Badoglio dha dorëheqjen prej humbjeve…

Ditarët e luftës të Komandës Supreme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der…

22 hours ago

Gladiatorët ishin influencuesit e Romës së lashtë

Nga: Claire Turrell / The Daily Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Influencuesit [influencer] që lëvizin shkopin e…

23 hours ago