Përveç diellit me bollëk, festave në pishina apo pushimeve familjare, vera ka dhe diçka të bezdisshme që janë mushkonjat!
Askujt nuk i pëlqejnë mushkonjat dhe njerëzit përdorin metoda nga më të ndryshmet për t’i larguar. Por, ne kemi disa mënyra të thjeshta si të shpëtoni nga pickimet apo kruajtjet. Përshembull, përdorimi i vajit të kokosit dhe produkteve me aromë kokosi mund të ndihmojë në parandalimin e këtyre insekteve të vogla të bezdisshme që t’ju kafshojnë.
Vaji i kokosit ka fituar shumë vëmendje kohët e fundit në rrjetet sociale. Merreni vajin dhe aplikojeni në lëkurë, mund t’i shtoni pak mente ose rozmarinë për të rritur efektivitetin. Një tjetër mënyrë është të merrni vajin e kokosit dhe pak limon t’i bëni bashkë në një shishe dhe ta spërkatni në trup.
Ekzistojnë dhe disa sapune që kanë aftësinë t’ju shpëtojnë nga mushkonjat këtë verë. Ato kanë në përbërjen e tyre këto elementë:
Benzyl benzoat (një përbërës organik që gjendet në aromën e luleve dhe që përdoret zakonisht për trajtimin e morrave)
γ-nonalactone (një përbërës i aromës së shalqinit dhe i identifikuar si një përbërës kyç i aromës së Bourbonit Amerikan)
Benzaldehidi (një aldehid aromatik që gjendet zakonisht në bimë me një erë karakteristike si bajame)
Veç këtyre mund të mbani një bimë të caktuara në vazo në oborrin tuaj me: Livando, Citronella, karafil, mente, borzilok, dru kedri, limon apo rozmarinë./tvklan.al
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…