<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Miladin Popoviqi pas lajmit për Marrëveshjen e Mukjes: Skipëri etniçka, j… ti majku

Përgatiti: Kastriot Dervishi

Meqë në fillim të gushtit 1943 u bë ajo që quhet “marrëveshja e Mukjes” midis komunistëve dhe nacionalistëve, po kujtojmë traktin nr. 1 të Xhelal Staraveckës:

“Shokë, e dini pse u prish kongresi i Mukajt, ja pse: Në atë kongres ishte shënuar fjala Shqipëri etnike, domosdo për Kosovën. Mirëpo, Dushani e Miladini, banorë të Metohisë e Fushës së Kosovës, nuk durojnë që Kosova t’i hiqet Jugosllavisë. Për këto o shokë u prish bashkimi i Mukajt.

Jam ndodhur vetë me shumë shokë të Qendrorit në krye të të cilëve ishte druzhe Miladini, kur me një postë të jashtëzakonshme arriti proklamata e bashkimit të Mukajt. E hapëm proklamatën dhe e kënduam. Në fytyrën e lexuesit shndriti rrezja e gëzimit për sihariq të bashkimit. Të gjithë u gëzuam.

Më vonë e mora atë proklamatë dhe duke e shpjeguar gjysëm shqip e gjysëm serbisht, pse unë nuk di serbishten, por edhe ai nuk di shqipen, por sido i varfër nga serbishtja ia shpjegova dhe ai e kuptoi, në fytyrën e tij menjëherë hipi një cerge e zezë dhe filloi të thotë: ‘Nuk pranohet ky bashkim, ne tani po forcohemi, do të fillojmë nga sëpata, e jo të bëjmë lidhje me qentë. Pastaj Skipëri etniçka, jebem ti majku’.

Neve që qemë të tërë gjithë gaz morëm ngjyrë serioze duke thënë: ‘Po këta pizevenër nacionalistë do ta shohin tashmë sa të organizohemi dhe pak ditë se sëpatën do t’u vëmë, e sa e sa të tjera duke thënë se dashkan Shqipëri etnike. Ju e kuptoni që fytyrat tona ndërronin sipas asaj të druzhes’”.

P.S. Marrëveshja e Mukjes u nënshkrua më 2 gusht 1943 në Mukje, midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë, për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për t’u përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike. Partizani dhe komunisti Xhelal Staravecka, më 11 nëntor 1943 mori vendimin përfundimtar për shkëputje nga Partia Komuniste dhe lufta e saj partizane. Është i pari që denoncoi publikisht përmes trakteve të shkruara dhe publikuara, ndërhyrjen flagrante të jugosllavëve në veprimtarinë e PKSH.

InForCulture

Recent Posts

A mund ta dëmtojë tiroiden parfumi i spërkatur në qafë? Ja çfarë tregojnë provat

    E përdorim pothuajse pa menduar, pikërisht në një nga zonat më të ndjeshme…

12 hours ago

Zgjoheni me etje dhe gojë të thatë, çfarë ndodh në trup gjatë natës

Gjatë natës, trupi humbet natyrshëm lëngje, prandaj shumë njerëz zgjohen të etur dhe me gojë…

12 hours ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

14 hours ago

A mund ta ngadalësojë kafeja plakjen? Shkencëtarët zbulojnë një proteinë kyçe

    Nuk është kafeina ajo që po tërheq vëmendjen – disa përbërës të kafesë…

16 hours ago

Çfarë ndodh me trupin e fëmijës gjatë temperaturës?

    Kur temperatura e fëmijës rritet, prindi mund të shqetësohet menjëherë. Por temperatura nuk…

17 hours ago

Përfitimet kryesore nga shalqiri

    Shalqiri është një frut i shijshëm dhe freskues për të gjithë ju dhe…

17 hours ago