Categories: KËSHILLA

Cilat shprehi dhe sëmundje i trashëgojmë nga nëna dhe cilat nga babai

Nuk do ta keni të lehtë për shkak të këtyre informacioneve, mirëpo së paku ndërgjegjen do ta keni të qetë

Kur dikush ju thotë që jeni bash sikur i ati apo e ëma, tani mund t’i përgjigjeni që e kanë plotësisht gabim.

Tani është e njohur se cilat gjene i merrni nga e ëma dhe cila nga i ati, madje edhe cilat sëmundje mund t’jua transmetojë ndonjëri ndër ta.

Edhe pse ndoshta keni gjene të mira, do të duhej t’i kushtoni kujdes jetesës së shëndetshme, sepse edhe shprehitë tuaja janë ato të cilat mund t’ju sjellin sëmundje.

Megjithatë, shikoni se çka trashëgoni nga e ëma dhe çka nga babai.

Gjininë
Është e ditur që për gjininë e fëmijës përgjegjës është babai, sepse nga e ëma mund të trashëgoni vetëm kromozomin X, ndërkaq nga babai kromozomin edhe X edhe Y. Mirëpo, nëse babai në familje ka më shumë vëllezër, atëherë probabiliteti është më i madh që fëmija të jetë i ndryshëm.

Meqë kromozomet Y, sipas natyrës së tyre janë strukturë më e dobët gjenetike, arrijmë deri aty që shumica e djemve t’u ngjajnë nënave, ndërkaq për vajzat probabiliteti është i ndarë.

Cilësia e dhëmbëve
Nëse babai ka probleme me shëndetin e dhëmbëve, ai fat do t’i ndodhë edhe fëmijëve të tij.

Inteligjenca
Gjenet përgjegjëse për inteligjencën janë të përbërë nga kromozomi X. Për këtë shkak djemtë me siguri trashëgojnë inteligjencën e nënës së tyre, ndërsa te vajzat rasti është i ndarë midis të dy prindërve.

Prirja drejt sëmundjeve mendore
Me kalimin e viteve, cilësia e spermës bie. Për këtë shkak baballarët e moshuar mund të transmetojnë gjene mutacioni te fëmijët e tyre. Vetvetiu, shtohet probabiliteti i zhvillimit të sëmundjeve mendore, pra edhe të çrregullimeve bipolare, autizmit, hiperaktivitetit. Gjithashtu, fëmijët e baballarëve më të moshuar se 45 vjeç, kanë rrezik të madh të bëhen suicidë dhe të kenë probleme me mësimin. Pa marrë parasysh moshën, baballarët të cilët kanë probleme me zemrën atë sëmundje e bartin edhe te djemtë.

Prirja drejt hemofilisë dhe autizmit
Ekzistojnë sëmundje të cilat trashëgohen nga nëna, mirëpo mund t’i trashëgojnë vetëm djemtë. Një ndër sëmundjet e tilla është edhe hemofilia. Mirëpo, meqenëse nëna ka dy kromozome X, ndërkaq i biri vetëm një, te ai forma e sëmundjes mund të jetë shumë më e lehtë. Ky nuk është rasti kur transmetohet autizmi.

Prirja drejt mbipeshës
25 për qind e njerëzve që kanë mbipeshë e kanë trashëguar nga prindërit dhe ata e kanë shumë më të vështirë të dobësohen se sa ata të cilët nuk bartin kodin e tillë gjenetik. Këtë prirje fëmijët e trashëgojnë rreptësishtë nga e ëma.

Gjatësia
Në 50 deri 80 për qind të rasteve gjatësia e njerëzve varet nga predispozicioni gjenetik. Pjesa tjetër është produkt i ushqimit dhe tretjes së keqe. Në shumicën e rasteve se sa do të jeni i gjatë varet nga ajo sa i gjatë ju është babai. Është interesante që fëmijët e vegjël janë më të shkurtër se fëmijë më të mëdhenj.

Ngjyra e syve
Ngjyra e gështenjtë e syve është produkt i gjenit dominues. Kështu që nëse dikush nga prindërit ka sytë me ngjyrë të gështenjtë (posaçërisht babai), ndërkaq ai tjetri të shndritshëm, fëmija me siguri do të ketë sytë ngjyrë të gështenjtë. Ngjyra e kaltër dhe e gjelbër janë produkt i gjenit recesiv dhe e kaltra është paksa më dominuese.

Vrimat në faqe
Vrimat në faqe të cilat shfaqen kur qesh personi trashëgohen, edhe pse i ka vetëm njëri nga prindërit. Flokët kaçurrelë. Edhe pse për flokët kaçurrelë përgjegjës është gjeni dominues, nuk është e thënë patjetër që nëse ju i keni do t’i ketë edhe fëmija juaj. Edhe pse të dy prindërit kanë flokë kaçurrelë, mjafton që dikush na familja të ketë flokë të rrafshët dhe kjo mund të thotë që fëmija të ketë flokë të drejta.

InForCulture

Recent Posts

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

18 minutes ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

1 hour ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

2 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

3 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

23 hours ago

Pse nuk duhet të karikoni kurrë telefonin në aeroport!

  Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…

24 hours ago