Është shumë më e vështirë të zbatosh me sukses një ide për biznes nëse nuk ke përvojë.
Për të njëjtën arsye, është shumë më e vështirë për një person me më pak përvojë të krijojë një strategji ose të marrë një vendim të zgjuar. Përfundimi prej kësaj vjen vetë: nëse jeni 40, 50 ose 60 vjeç dhe mendoni të filloni biznesin tuaj – bëjeni!
Nëse jeni në të pesëdhjetat apo edhe në të dyzetat, mund të mendoni se mundësia e fillimit të një biznesi ka kaluar prej kohësh për ju dhe se është tepër vonë për të nisur biznesin tuaj tani.
Por kjo është e gabuar! Një studim i fundit zbuloi se shumica e sipërmarrësve të suksesshëm në sektorin e teknologjisë janë të moshës së mesme. Për studim u morën 2.7 mln kompani dhe u konstatua se mosha mesatare e themeluesve të tyre ishte 45 vjeç në kohën e fillimit të biznesit.
Të dhënat treguan gjithashtu se një sipërmarrës 50-vjeçar ka pothuajse dy herë më shumë gjasa për të filluar një biznes të suksesshëm sesa një 30-vjeçar. Ja çfarë thonë të dhënat:
– Themeluesit e kompanive të suksesshme janë 50-vjeçarët madje 2.2 herë më shpesh se 30-vjeçarët
– Themeluesit e kompanive të suksesshme janë 40-vjeçarët deri në 2.1 përqind më shpesh se 25-vjeçarët
– Një 50-vjeçar ka 2.8 herë më shumë gjasa se një 25-vjeçar për të themeluar një kompani të suksesshme.
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…