Përballë një pamjeje unike u gjend ditët e fundit një peshkatar amator në Antalia të Turqisë, teksa zbuloi se në rrjetën e tij ishte kapur një lloj peshkaqeni, të cilin e kishte takuar për herë të parë në jetën e tij.
Savas Darsun u mahnit kur ngriti në varkën e tij nga thellësia e detit një peshkaqen që ka sy karakteristik. Darsun, i cili prej 28 vitesh peshkon në detin e Antalias, i kanë lënë përshtypje sytë blu të peshkaqenit – si smerald – për shkak të përthithjes së dritës dhe pasi ka bërë disa foto me celularin e tij, më pas ka vendosur të lërë atë në mjedisin e tij natyror.
Sipas asaj që u raportua nga një profesor nga Departamenti i Kulturave Bujqësore të Universitetit Akdeniz, kjo specie e veçantë peshkaqeni u zbulua në bregun lindor të Zelandës së Re në vitin 2021, ai jeton në ujëra të thella dhe tërheq prenë e tij falë aftësisë për t’u shpërndarë dritë.
“Nuk ka asnjë rrezik për njeriun, sepse ai jeton në një thellësi të madhe. Nuk hyn në ujë të cekët. Zakonisht e kalon jetën në fund dhe ushqehet me krijesat atje”, tha profesori, për të shtuar: “Tërheq peshqit e tjerë sepse lëshon dritë. Ky peshk gjendet në të gjitha detet. Një peshk që mund të arrijë një gjatësi prej rreth 2.5-3 metra. Është një nga peshqit që japin pak pasardhës.’/kolektiv.al
ILIRI QË THEU PERSËT. KARUSI, PERANDORI ME ORIGJINË ILIRE, GJENERALI I SHQUAR I ROMËS, QË…
Muaji i Ramazanit është një kohë shumë e veçantë për reflektim dhe mirësi për…
“Bija ime e bukur, sot është 14 korriku, dita e dytë e Ramazanit. Shejh el-Islām…
Shkencëtarë rusë po krijojnë pëllumba të modifikuar me teknologji, që mund të përdoren për…
Një fakt historik pak i njohur për publikun e gjerë është se kryeministri i…
Iftari, vakti i mbrëmjes që shënon përfundimin e agjërimit të përditshëm gjatë Ramazanit ,…