Kur e pyetën Mikelanxhelon se si është e mundur që bën vepra aq të bukura, ai u përgjigj:
“Është shumë e thjeshtë. Kur shikoj nje bllok mermeri, arrij të shquaj brënda tij skulpturën. Gjithçka sa mbetet per mua është e lehtë; heq pjesët e tepërta.”
Por pse Davidi i Mikelanxhelos është kaq i famshëm?
Davidi është realizimi më perfekt i Mikelanxhelos dhe statuja më e famshme në botën e artit. Si një nga kryeveprat më të mëdha që njerëzimi ka krijuar, tërheq çdo vit miliona vizitorë duke u kthyer në simbolin e Firences dhe Rilindjes italiane.
Le të ndalojmë tek disa fakte interesante rreth tij.
-Statuja është 5.17 metra e gjatë, peshon rreth 9 tonë dhe paraqet aktin sublim të heroit biblik, Davidit, i cili mposht Golian në përballjen mes Filistinëve dhe Izraelitëve.
-Ekzistojnë edhe dy kopje të tjera në ambiente të jashtme. Njëra ndodhet në Piazza della Signoria, pikërisht në vendin ku ishte dikur origjinali dhe e dyta në Piazzale Michelangelo (e bërë nga bronzi, jo mermeri).
-Në ambientet ku gjendet sot (“Akademia e Arteve të Bukura” në Firence) u zhvendos më 1873 për ta mbrojtur nga dëmtimet e kushteve atmosferike.
-Mikelanxhelo punoi për Davidin nga viti 1501 deri në vitin 1504. Kur e nisi ishte 26 vjeç dhe një nga artistët më të paguar të kohës së tij.
-Masa e mermerit të përdorur ishte një projekt i papërfunduar i dy artistëve të tjerë që kishin ndërhyrë, njëri në 1464 dhe tjetri në 1475. Të dy skulptorët e kishin refuzuar në fund bllokun gjigant të mermerit me pretendimin se kishte të meta në të, gjë që do të cenonte qëndrueshmërinë e një statuje të këtyre përmasave. Si rezultat, mermeri u neglizhua për 25 vjet deri në momentin që Mikelanxhelos iu kërkua ta merrte përsipër.
-Vepra është restaruruar në vitet 2003 dhe 2004.
-Nga një distancë e afërt mund të dallohet pasioni i autorit për anatominë njerëzore dhe njohuritë e tij të thella për trupin e njeriut. Mjaft të shohësh sytë plot shprehi, falë mjeshtërisë në gdhendjen e bebëzave, damarët e zgjeruar mbi dorë nga tensioni, bustin e tendosur apo kontraktimin e muskujve në këmbën e djathtë, detaje që kanë fituar admirimin e kujtdo.
-Përpjestimi i zhdrejtë në disa detaje është tipike e punës së Mikelanxhelos. Statuja ka një kokë dhe dorë të djathtë më të madhe krahasuar me gjymytyrët e tjerë. Mendohet se kjo është bërë me qëllim evidentimin e shprehive të fytyrës dhe përcjelljen e tensionit në momentet përpara se ai të gjuante Golian.
-Sipas biografit të tij, Ascanio Condivi, Mikelanxhelo punoi për statujën në fshehtësi të plotë. Duke qenë se punonte për të jashtë në oborr, kur binte shi ai punonte edhe i lagur, flinte shumë rrallë dhe me rroba veshur, si dhe ushqehej fare pak.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…