Shumë studime kanë treguar se ushqimi që konsumojmë ndikon në shëndetin e trupit tonë, si dhe në shëndetin e lëkurës sonë. Sipas Daily Mail, një dietë e pasur me fruta dhe perime mund t’i japë lëkurës sonë një shkëlqim, si dhe një pamje rinore. Megjithatë, disa ushqime mund të çojnë në probleme të lëkurës si puçrra, , lëkurë të thatë dhe madje edhe rrudha.
“Ka disa ushqime që u rekomandoj të gjithë pacientëve të mi t’i shmangin për të ruajtur shëndetin më të mirë të mundshëm të lëkurës”, shpjegon dermatologia Thivi Maruthappu, e cila renditi disa ushqime që thotë se nuk i konsumon kurrë.
Së pari, ajo pretendon se ne duhet të shmangim kryesisht konsumimin e ushqimeve të pasura me sheqer të rafinuar. Gjegjësisht, dihet se konsumimi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë shtim në peshë dhe prishje të dhëmbëve, por kjo nuk është e mirë as për lëkurën tonë. Shumë sheqer i rafinuar mund të nxisë proceset e plakjes në qelizat e trupit, paralajmëron Maruthappa.
Përveç ushqimeve të pasura me sheqer, ajo pohon se pijet alkoolike janë gjëja e dytë që e shkatërron më shumë lëkurën tonë. Sipas saj, konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit jo vetëm që shkakton varshmëri, por është edhe i tmerrshëm për lëkurën tonë. Efekti diuretik që inkurajon trupin të nxjerrë më shumë lëngje çon në humbjen e lëngjeve dhe lëndëve ushqyese që janë jetike për një lëkurë të shëndetshme./klankosova.tv.
Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj…
Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë “Pini…
Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…
Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…
Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…
Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…