<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Xhubleta shqiptare – për një vit imazh në çdo dokument në Mal të Zi

Se shpejti, xhubleta, veshja tradicionale shqiptare, do të jetë imazhi i çdo dokumenti që qytetarët apo institucionet e Malit të Zi, do të shkëmbejnë përmes postës kombëtare të këtij shteti.

Iniciativa e komunës se Tuzit, në kuadër të vitit 2023, që është konsideruar si viti i xhubletës, është pranuar edhe nga qeveria malazeze dhe në ditët në vijim, posta do të nxjerrë në qarkullim, pullën postale më imazh, pasurinë kombëtare të shqiptareve.

“Kemi kërkuar nga posta e Malit të Zi me xhubletën në mënyrë që ta përhapim këtë edhe në vende të tjera, jo vetëm në komunën tonë. Në këtë mënyrë t’i japim rëndësinë më të madhe të saj se çfarë është ajo, si trashëgimi kulturore e jona dhe tashmë e mbrojtur dhe nga UNESCO”, u shpreh Nik Gjeloshaj, kryetari i komunës Tuz.

Gjatë këtij viti, janë planifikuar një sere aktivitetesh në komunën e Tuzit për të cilën kjo veshje ka një rendësi më të veçantë, pasi e konsiderojnë si pjese të rëndësishme të identitetit të tyre si shqiptarë.

“Aktiviteti i parë ishte Stema të cilën e kemi inkorporuar në të gjitha dokumentet zyrtare të komunës së Tuzit. Pastaj punimi mural, iniciativa drejt postës së Malit të Zi për pullën postare, diçka që është iniciuar për herë të parë dhe është aprovuar, presim shumë shpejt që të publikohet”. Malazezët nuk kanë qenë të vetëdijshëm se çfarë pasurie ka në Mal të Zi”, u shpreh Marina Ujkaj, Drejtoreshë e Vetëqeverisjes lokale të komunës së Tuzit.

7 korriku do të jetë një ditë feste dedikuar tërësisht Xhubletës, ku akademiket e Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë do të zhvillojnë një simpoziumi shkencor, ndërsa do të prezantohen edhe 15 veshjet tradicionale të Malësisë./

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj?

  Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…

1 day ago

Ky mund të jetë kalendari më i vjetër, ja çfarë tregon

  Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…

1 day ago

Zbulohet misteri i cunamit që bëri Tokën të vibronte për 9 ditë

  E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…

1 day ago

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

  Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…

1 day ago

Sëmundjet që shkakton lagështira në shtëpi

  Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…

1 day ago

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

2 days ago