<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Historia e panjohur e nënës greke të Viktor Zhustit, që e braktisi të birin: Djalin e dija të vdekur

“Enveri e kishte ‘Zërin e Popullit’ si oksigjeni për organizmin; ai u nda me të vetëm kur u nda nga jeta”.

Kështu shprehet sekretari i tij personal, Haxhi Kroi, për raportet e Hoxhës me organin qendror të Partisë, zëdhënësen e vetme të saj që nga dita e themelimit.

Ky është një nga konstatimet e pakontesueshme të njeriut që ka punuar 40 vite në zyrën e tij dhe fillonte ditën me interesimin e shefit të regjimit për gazetën më të madhe dhe problemet e trajtuara në të.

Me fillimin e viteve ’80, kur shëndeti i Enverit kishte nisur të rrënohej dita-ditës nga një kompleks sëmundjesh, “kreshentua” e marrëdhënieve të tij me “Zërin…” filloi të cenohej.

Megjithatë, dëshmon sekretari personal i Hoxhës, ai deri në fund stërmundohej të dilte mbi sëmundjen për mos t’u ndarë me krijesën e vet, “tribunën” e Komitetit Qendror, nga e cila ndiqte zhvillimet në vend e në botë dhe drejtonte Partinë.

Kroi ka regjistruar në ditar mënyrën si operonin zyrtarët e kabinetit të Hoxhës për të kompensuar vështirësitë që kishte për leximin e “Zërit…”.

Shënimet e tij që i referohen fillimit të vitit 1984, bëjnë të ditur përpjekjet për sigurimin e një makinerie në Perëndim, me të cilën është realizuar çdo ditë riprodhimi i gazetës “Zëri i Popullit” me germa të mëdha. Shërbimi i posaçëm për kreun e regjimit, sipas kujtimeve të Kroit, ka ndryshuar edhe vetë regjimin e punës së kabinetit të tij në aparatin e KQ.

Stafi i këtij të fundit, tashmë i dyfishuar në numër, paraqitet në zyrë në orën 06:00 dhe deri në orën 08:30 punon për të rishtypur “Zërin…”, që duhet të shkojë në destinacion çdo ditë pa kaluar ora 9:00.

Jo rastësisht, shënimet për dinamikën e këtij procesi që monitorohej drejtpërdrejt nga Nexhmija dhe i biri Sokoli, zënë pjesën kryesore të ditarit të Kroit për periudhën mars-maj 1984.

Nga ato pak zhvillime të tjera që ka dokumentuar shefi i kabinetit të kreut të regjimit në këtë kohë, bie në sy lajmi për shfaqjen e papritur të nënës së aktorit të njohur Viktor Zhusti, e cila shkruan nga Athina se është lumturuar nga shqiptarët që më në fund e kanë ribashkuar me djalin të cilin e dinte të vdekur…

Ditari i vitit 1984: E mërkurë 29 shkurt 1984

Sot u botua në gazetat qendrore letra e një nënshtetase greke që ka gjetur te ne të birin. Ajo i drejton mirënjohjen e saj prej nëne Shqipërisë socialiste dhe shokut Enver për këtë kujdes njerëzor.

Kjo është një grua greke, martuar prej kohësh me babanë e Viktor Zhustit, por që më pas u divorcuan dhe e ëma e dinte të vdekur djalin e saj.

Po kështu Viktori e dinte nënën e vdekur. Një dramë kjo shumë e rëndë. Kjo grua greke ka shkruar edhe përshtypjet e saj për Shqipërinë.

Duket që është grua me kulturë dhe me nuhatje, që bën një vlerësim të tillë mbi formimin me të vërtetë human të njerëzve tanë të edukuar nga Partia që ajo po e shikon me sytë e veta këto javë që ka ardhur të takohet dhe të çmallet ca kohë me djalin e saj të rigjetur, njofton/vjosa.net.

InForCulture

Recent Posts

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

7 hours ago

Edith Durham për traditat bar’bare serbe e malazeze: Gjahu për pr’erjen e kokave në Ballkan

Udhëpërshkruesja dhe shkrimtarja e njohur Edith Durham, në vitin 1923, në revistën “Man” që e…

7 hours ago

Kur Faik Konica i shkruante Princ Vidit më 1913..

Marrë nga profili i Ledjan Zeqollari Me 9 dhjetor 1913 Faik Konica i shkruante Princ…

8 hours ago

A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?

Shumica prej nesh besojmë se peshqirët mund të zgjasin përgjithmonë, për sa kohë që nuk…

1 day ago

Këto zakone të përditshme po shkaktojnë aroma të pakëndshme në shtëpinë tuaj

Nëse po pyesni veten pse shtëpia juaj ka gjithmonë një lloj ere, kjo mund të…

1 day ago

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

Klorpirifosi po shkurton jetën e peshqve dhe ndikon në riprodhim Pesticidet dëmtojnë shumë peshqit. Në…

1 day ago