Pavarësisht nëse keni iPhone 13 apo iPhone 14 Pro Max, është gjithmonë mirë të siguroheni për jetëgjatësinë e baterisë tuaj.
Për fat të mirë, ka disa truke të iPhone që mund të zbatoni për të rritur jetëgjatësinë e baterisë së tij.
Këtu janë 11 prej tyre:
1.Aktivizo opsionin “Low Power Mode”, i cili limiton numrin e funksioneve në telefonin tuaj, por e bën baterinë të zgjasë më shumë. Mund të ulni ndriçimin e ekranit përshembull. Për ta aktivizuar, prekni “Cilësimet” dhe më pas te “Bateria” ndryshoni cilësimin e emërtuar “Modaliteti i fuqisë së ulët”.
Pra nëse ju nuk po përdorni në mënyrë aktive Wi-Fi, Bluetooth dhe AirDrop, ia vlen t’i fikni ato përkohësisht pasi ato e thithin shpejt baterinë tuaj gjatë ditës. Për ta bërë këtë, hapni Cilësimet, më pas zgjidhni “Wi-Fi” ose “Bluetooth” dhe çaktivizojini ato.
iPhone ju lejon të shihni saktësisht se çfarë po e “zbraz” baterinë tuaj aq shpejt. Mund ta shikoni te “Cilësimet”, “Bateria” dhe e shihni cilat aplikacione kanë ndikuar më së shumti në 24 orët e fundit për reduktimin e baterisë.
Për ta mbrojtur baterinë e telefonit, do duhet të mbani ndezur opsionin “Optimised Battery Charging”
Kur keni një lidhje aktive në internet për të gjitha aplikacionet, kjo veçse ju sjell njoftime të herëpashershme, shkarkon dhe baterinë tuaj. Shkoni te “Cilësimet”, më pas “Të përgjithshme”, më pas “Rifresko aplikacionin në sfond”. Këtu mund të zgjidhni cilat aplikacione lejohen dhe cilat janë të bllokuara për internetin.
Një nga shkarkimet kryesore të baterisë së një smartphone është ekrani, sidomos për ata me ekran të madh, si modelet e iPhone Plus dhe Pro Max. Pra, më mirë aktivizoni “Auto-Brightness” dhe e lini Apple të veprojë në bazë të dritës së ambientit ku ndodheni, pa e lënë gjithmonë ekranin maksimalisht të ndezur.
Një ekran i errët, e mbron baterinë e telefonit tuaj.
Kur të keni mbaruar bashkëveprimin me telefonin tuaj, duhet të fikni ekranin. Por, ka momente kur ju harroni, kështuqë më mirë aktivizoni “Auto-Lock”.
Për ta bërë këtë, hapni Cilësimet, më pas prekni “Accessibility” pasuar nga “Motion”dhe aktivizoni “Reduce Motion”.
Apple mund të ndihmojë me zëvendësimin e baterisë. Kjo do të kushtojë midis 49 dhe 99 dollarë në varësi të modelit dhe përfshin vendosjen e një baterie krejt të re në pajisjen tuaj. Për të zbuluar nëse kjo është e nevojshme, iPhone do t’ju tregojë gjendjen aktuale të baterisë. Për ta parë këtë, hapni Cilësimet, më pas prekni “Bateria” e ndjekur nga “Shëndeti dhe karikimi i baterisë”./tvklan.al
Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…
Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…