<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Si sot në vitin 1937, bombarduesit gjermanë dhe italianë bombarduan qytetin e Guernica gjatë Luftës Civile Spanjolle, ku morën pjesë rreth 34 vullnetarë shqiptarë!

Jahja Drancolli

Në një përpjekje për të ndihmuar nacionalistët e gjeneralit Franko të fitojnë Luftën Civile Spanjolle (Guerra Civile Española), e cila u zhvillua midis 1936 dhe 1939, bombarduesit gjermanë dhe italianë sulmojnë qytetin bask Guernica. Në pak më shumë se dy orë, rreth 22 ton bomba shpërthyese u hodhën mbi qytetin me rreth 5000 banorë. Shifrat për viktimat në varësi të burimeve variojnë nga 250 në 1654. Historianët e citojnë sulmin si një shembull të hershëm të një “sulmi terrorist”. Shumë vëzhgues besojnë se përfshirja e Luftwaffe-së (Luftwaffe: “Krahu Ajror” i forcave të armatosura gjermane) në konfliktin spanjoll ishte një stërvitje për të trajnuar pilotët e rinj dhe për të përmirësuar taktikat e tyre për konfliktet e mëvonshme. Bombardime të tilla u bënë një tipar i rregullt i Luftës së Dytë Botërore. Kjo ngjarje tronditi mbarë botën, ndërsa tragjedinë e pavdekshme e përjetësoi Pablo Picasso në pikturën e tij Guernica (Pablo Picasso, Guernica, 1937, vaj në pëlhurë, 349,3 x 776,6 cm.).

Vlen të përmendet se Lufta Civile Spanjolle tërhoqi vëmendjen mbarëbotërore. Tani e tutje, forcat nacionaliste, mbretërore dhe konservatore të udhëhequra nga gjenerali Franko morën mbështetjen e Gjermanisë naziste dhe Italisë fashiste, ndërsa në anën e majtë të Republikës së Dytë Spanjolle ishin Britania e Madhe, Franca, SHBA (një pasues zyrtarisht miratoi politikën e mosndërhyrjes), si dhe Meksika dhe BRSS. Të rreshtuar në këtë anë, takojmë edhe shumë personalitete të shquara shkencoro-kulturore, si Ernest Hemingway, i cili shkruante nga Madridi për fushatën e egër të sulmeve nacionaliste dhe fashiste. Çuditërisht, ai nuk e kishte përmendur sulmin në Guernica. Në krahun e Republikës spanjolle spikatën rreth 34 vullnetarë shqiptarë si: Skënder Luarasi, Petro Marko, Emrush Myftari, Xhemal Kada, Iljaz Pashaj, Shaban Basha, Asim Vokshi, Justina Shkupi, Ymer Puka, etj.

InForCulture

Recent Posts

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

12 hours ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

12 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

12 hours ago

Fruti që ndihmon në uljen e sheqerit dhe kolesterolit

Nga forcimi i imunitetit te mbrojtja e zemrës dhe rregullimi i nivelit të sheqerit në…

13 hours ago

Simptomat e diabetit te fëmijët që prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë

    Diabeti te fëmijët mund të shfaqet me simptoma që në fillim duken të…

17 hours ago

Si ta matni saktë tensionin!

    Hipertensioni quhet me të drejtë “vrasësi i heshtur”, sepse është një sëmundje pa…

17 hours ago