<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËT

Breshkat ‘pushtojnë’ Mesdheun

Shkencëtarët thonë se programet e ruajtjes kanë ndikuar në rritjen e numrit të breshkave të detit

A po i ndihmon ngrohja globale breshkat e detit të kolonizojnë detin Mesdhe? Një numër në rritje i këtyre gjallesave detare është vënë re në plazhet perëndimore të Mesdheut. Disa shkencëtarë thonë se ndryshimet klimatike mund të  ketë shkaktuar zgjerimin e habitatit të tyre.

“Ne besojmë se kjo që po  ndodh përgjatë brigjeve mesdhetare spanjolle, franceze dhe italiane mund të jetë një proces i ri kolonizimi. Çfarë po  ndodh me breshkat e detit? Ato janë kafshë jetëgjata, jetojnë nga 80 deri në 100 vjet, na duhen shumë vite për të kryer çdo lloj studimi mbi to. Ajo që po shohim është një fragment i vogël, na duhet më shumë kohë për t’i njohur. Një nga shkaqet kryesore për të shpjeguar këtë prritje të numrit të tyre mund të jetë ngrohja globale, ndryshimet klimatike. Më parë këto zona nuk ishin të përshtatshme  për breshkat por tani  këto zona janë më të ngrohta, dhe si rrjedhojë më të përshtatshme”.

Përveç ngrohjes së ujit të detit shkencëtarët përmendin edhe një faktor tjetër që ka ndikuar në rritjen e popullatës së tyre.

“Një gjë tjetër shumë e rëndësishme, një faktor tjetër që duhet të kemi parasysh është se shumica, ose të paktën shumë nga popullata e breshkave të detit, kanë qenë nën programe  ruajtjeje për 20, 40, 50 apo edhe 70 vjet në zonat e tyre të shumimit”.

Këto programe sipas shkencëtarëve kanë luajtur një rol kyç në rritjen e numrit të tyre. Ana Liria drejton, ADS Biodiversidad, një organizatë bamirëse që shpëton breshkat e plagosura në ishujt Kanarie të Spanjës.

“Kur breshkat mbërrijnë në bregun e Ishujve Kanarie të plagosura ose të sëmura njerëzit i gjejnë dhe telefonojnë 112 në mënyrë që kafsha të mund të transferohet në një qendër rikuperimi të kafshëve të egra që ndodhet në çdo ishull, në këtë rast në Gran Canaria, derisa të jenë shërohen dhe më pas të  kthehen në det”.

Biologët nga Franca, Italia, Spanja dhe Tunizia kanë zbuluar më shumë fole në plazhe gjatë viteve të fundit krahasuar me  periudhën kohore 1990-2012. Breshkat  e detit banojnë në pjesët më të ngrohta të oqeaneve botërore dhe janë të pranishme në Detin Mesdhe, por ato kryesisht kanë krijuar fole  në një pjesë të vogël të vendeve si Florida, Kepi Verde, Oman, Mozambik dhe Australi. Guaska e fortë e tyre i mbrojnë nga grabitqarët, por mbijetesa e tyre  po rrezikohet edhe për shkak të peshkimit apo ndotjes.

“Ky është ndikimi i mbeturinave të detit. Rryma, e cila mbart shumë mbeturina detare tërheq zvarrë edhe breshkat”.

Tv Klan

InForCulture

Recent Posts

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…

1 day ago

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

2 days ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

2 days ago

Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi

Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…

2 days ago

Burra shqiptarë të Ibaracit pranë Rozhajës, dëshmi historike nga viti 1924

Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…

2 days ago

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…

2 days ago