<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Sami Frashëri për Hoxha (Hasan) Tahsinin (1811- 03 korrik 1881)

Agron Islami

Edhe pse janë të pakët ata që nuk e kanë dëgjuar këtë emër në vendin tonë, numri i atyre që e kanë njohur për së afërmi dhe kuptuar ate çfarë ka shkruar e folur është shumë i vogël. Unë kam pas kënaqësinë që të jem nga ata që ka qëndruar me te dhe përfituar nga fjalimet e tij të cilat ishin aq të thella, saqë mbeteshim pa fjalë. Por, kësaj here marrë guximin që të shkruaj dy fjalë për këtë dijetarë, nga i cili mësova shumë dhe këtë shkrim po e bëjë si kundërpërgjigjeje ndaj disa zërave që mohojnë njohurit dhe autoritetin (shkencor) të nderuarit tonë.

Jam i vetëdijshëm se është e vështirë që të bësh një shkrim që do ta kënaqte edhe vetë të ndjerin (sikur të ishte i gjallë)…. meqë ai ishte një njeri i cili gjysmë shekulli të jetës së tij e jetoi për të përjetësuar (thënien profetike) “ kërkojeni diturinë nga djepi deri në varr”. Deri në frymën e fundit u përkushtua që ti shërbej njerëzimit me dituritë e tij. Ky ishte Hoxha Tahsin. Gjyshi i tij ishte myderriz (profesor) dhe Tahsini që nga mosha e vogël kishte marrë mësimet e para nga ai. Më pas në medrese të ndryshme të Portës së Lartë Osmane (në Stamboll) mësoi gjuhën arabe dhe u thellua në shkencat islame dhe ato të letërsisë orientale. Ai shkoi në Paris, ku mësoi gjuhën frënge dhe mori mësim plotësues në shkencave moderne.

Ai, që nga mësimi i shkronjës “elif” nga gjyshi i tij, shpirtin dhe gjithë jetën e harxhoi në nxënie të diturisë. Ishte i rrethuar me libra. Librin e lëshonte nga dora, vetëm atëherë kur donte të merrte një libër tjetër për të krahasuar informacionin. Asnjëherë nuk përtonte të zhvilloj debate të karakterit shkencor. Asnjëherë nuk mirëpriste, madje refuzonte të flasë për individ që flisnin fjalë boshe dhe të pa konfirmuara. E si ishte e mund të toleronte një debat të pabazuar, një njeri, i cili gjithë jetën ia kishte kushtuar shkencës, apo një njeri i cili ishte i dashuruar në të vërtetën. “I dashuruari, nuk mirëpret fjalë që dëmtojnë të dashurën e tij”. ai ishte një gjurmues i padiskutueshëm i kërkimit të vërtetës….

‐—————————–

Not. Samiu, në shtator të vitit 1881 kishte bërë dy shkrime të gjata për jetën dhe veprën e Hoxha Hasan Tahsinit.

Përndryshe Hasan Tahsini, ishte njëri ndër personalitetet e njohura shkencore të Stambollit. ai në vitet 60 të shek. 19 u bë i njohur me konferencat shkencore të cilat organizoheshin në hapësira të Universitetit të Stambollit. Përveç kësaj, Hoxhë Hasan Tahsini dha një kontribut të çmuar për çështjen kombëtare shqiptare. Ishte nga hartuesit e një alfabeti shqip me 30 shkronja dhe 8 zanore. Më pas mori pjesë në komisionin e Stambollit për hartimin e alfabetit. Ishte pjesë aktive e patriotëve shqiptarë në Stamboll gjatë kohës së luftërave osmano-Ruse, kur rrezikohej trungu shqiptar. /Trungu & InforCulture.info

InForCulture

Recent Posts

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

7 minutes ago

Zbulohet çmimi i telefonit që mban baterinë rreth një muaj, ja kur do të dal në treg

    Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex, një telefon inteligjent të…

33 minutes ago

I ishin bllokuar zorrët, mjekët në Florida gjejnë në barkun e maces 26 lidhëse flokësh

  Një shoqatë shpëtimi kafshësh në Florida, tha se një mace 6-vjeçare iu nënshtrua një…

47 minutes ago

Ky është ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit që mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë deri në 150 vjet

  Ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit mund të jetë hapi i parë drejt…

56 minutes ago

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

19 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

2 days ago