Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e organizuar e asaj kohe, që ishte edhe fillimi i shkatërrimit të Federatës Jugosllave.
Me kërkesat e demonstruesve: “Kosova Republikë”, ‘Duam liri, barazi, drejtësi”, “Duam bashkim”, “Të lirohen të burgosurit politikë”, e shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare.
Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë.
Inkuadrimi nisi së pari individualisht me studentët, e u bë masovikisht me punëtorët e Kombinatit Ndërtimor “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.
Në ato ngjarje të rënda por të lavdishme në historinë e popullit tonë, pushteti vrau 9 demonstrues, plagosi 15, e me qindra arrestoi e burgosi, ndëshkoi e dënoi me vite e vite burg të rëndë politik.
Forcat e regjimit jugosllav patën dy të vrarë dhe 17 të plagosur.
A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…
Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…
Veshkat luajnë rol të rëndësishëm në largimin e mbetjeve nga gjaku, rregullimin e…
Zbulimet arkivore, përfshirë një autobiografi të shekullit XIX të harruar prej kohësh, po…
Edhe në veshjet që veshim çdo ditë, shpesh mund të gjejmë detaje, qëllimin…
Dieta “inflamatore” mund të dëmtojë njerëzit që kanë sëmundje të veshkave, thotë një…