<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Çfarë simbolizonte fisheku në pajën e nuses?

Shumë dokumente, fakte dhe botime të ndryshme dëshmojnë se në shoqërinë tradicionale shqiptare, marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore kanë qenë dukuri fare të rralla. Kjo shoqëri, veçanërisht në segmentet rurale të saj, ishte organizuar në atë mënyrë që pa dashur ose qëllimshëm pengonte marrëdhëniet jashtëmartesore.

Pothuajse në çdo rast vajzat e rritura dhe gratë nuk dilnin jashtë mureve të ekonomisë familjare të pashoqëruara nga burrat e familjes apo të rrethit fisnor. Të ndodhura pothuajse gjithnjë nën vëzhgimin e rreptë të babait, të vëllait ose vëllezërve më të rritur, të burrave më të afërm të fisit, të bashkëshortit dhe të burrave të afërt të tij, vajza e rritur ose gruaja e martuar e kishte pothuajse të pamundur të afrohej me meshkuj të tjerë jashtë rrethit fisnor të vet ose të bashkëshortit dhe aq më pak të kishin takime intime paramartesore ose jashtëmartesore me ta.

Personat që kryenin marrëdhënie seksuale jashtëmartesore përçmoheshin dhe dënoheshin nga opinioni i shoqërisë në forma të ndryshme. Ndërsa, personat që kapeshin në flagrancë, ekzekutoheshin në mënyrë poshtëruese nga gjithë burrat e fshatit dhe për ta nuk kërkohej marrja e gjakut, pasi konsideroheshin gjakhupës.

Në paragrafin 920 te Kanuni i Lekë Dukagjinit, thuhet: “Ata që kanë shtat e dhunë bashkë, po u vranë të dy në punë të keqe shkojnë gjakhupës “.

Në rrethana të tilla, babai i gruas së vrarë për tradhti, jo vetëm nuk kishte të drejtë t’i kërkonte gjakun familjes së bashkëshortit të saj, por duhej t’i dhuronte një fishek, që simbolikisht shprehte miratimin e një vrasje të tillë. Në disa raste, veçanërisht në krahinat malore veriore të Shqipërisë, në pajën e nuses futej edhe një fishek nga babai, vëllai deri te kushërinjtë e afërt. Një fishek i tillë simbolikisht nënkuptonte se burrat e fisit të nuses i jepnin të drejtë bashkëshortit dhe burrave të fisit të tij, të vrisnin vajzën e tyre nëse tradhtonte kurorën.


Dukuria e fishekut në pajë ka qenë shqetësuese për shoqërinë shqiptare aq sa është trajtuar në disa vepra artistike, veçanërisht letrare. Fisheku në pajë, në rrafsh praktik dhe simbolik, ka funksionuar ndonëse me status “ilegal” në shoqërinë shqiptare dhe pas Luftës së Dytë Botërore deri në fillimin e lëvizjeve për emancipimin e vajzave e të grave në gjysmën e dytë të viteve 60 të shekullit XX. /Zyhdi Dervishi, “Lente të ndërveprimit simbolik”)

InForCulture

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

6 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

12 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

12 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

13 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

1 day ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

1 day ago