<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Nuçi Naçi: Shkolla shqipe u hap me lejen e Stambollit dhe me mbështetjen e zyrtarëve osmanë në Korçë

(Naum Dhimitër Naçi, i njohur më shumë si Nuçi Naçi: Shkrim i Revistës “Diturija”, mars 1927)

Nga vitin 1877 gjer 1885 çéshtja kombiare morri shpirt e trup, edhe shoqërira që u-filluan në Stamboll, në Bukuresht, zun’ e shtypnin libra e gazeta në gjuhën amtare. Në gjithë qytetet e mëdhenj të Shqipërisë u-dërguan ftesa me këshilla që të kërkojnë mësonjetore për të kënduar vegjëlia gjuhën shqipe.

Shqiptarët që kishin themeluar shoqërinë shqiptare në Stamboll arritnë të marrin nga Ministri e Arësimit të Turqisë leje për të çelur shkollë private në gjuhen shqipe, në Korçë.

Leja u dha mbi emërin e te ndjerit Pandeli Sotiri nga Selckë e Përmetit.

Shoqëria e Bukureshtit “Drita” u-muarr vesh me atë të Stambollit që, më parë të përdornin masa të buta me njerëzit që atëherë kishin ndjenja te tjera, si edhe me kryetar e kishës, Dhespotët e atëhershmë, që të viret gjuha shqipe ne shkollat qe sundoheshin prej Patrikanës.

Për këtë qëllim u dërgua nga Bukureshti anëtar i shoqërisë i ndjeri Thimi Marko, që të fjaloseshe me burrat që ishin në Stamboll. Thimi Markua ardhi në Korçë më 1885, ne verë, edhe u paraqit në mbledhjen e Mitropolisë, u tregoj dëshirën e gjithë Korçarëvet të Bukureshtit, si edhe një letër nga Anastas Lakçe, në të cilën Lakçeja i thosh Dhimogjerendisë se, interesi e doj që të futej gjuha shqipe në shkollat e komunotetit te Korçës, që të mesonej nga çunat e vajzat.

Këshilla bashkë me Dhespotin e asaj kohe (Fillotheos) së pari thanë se munt të bëhej pun’ e tillë, por me pas thanë se duhej leje nga Patriku. Leja u kërkua, po përgjigjeja ishte që nuk mundeshe të pranohej në shkollat e komunitetit të Korçës një gjë e tillë, masi nuk rrithte nga dëshirë e popullit, por nga disa njerëz të blerë prej propagandës Austriake, e nga disa Protestanë!

Kjo gjë shkaktoi grindje midis këshillit dhe anëtari i saj Jovan Kosturi, u largua nga mbledhja.

Si u-vërtetuan atdhetarët se me anë të Mitropolisë s’behej as gjë e dobishme, atëhere dërguan edhe thërriten Pandeli Sotirin, qe akoma s’ishte nisur nga Stambolli. Në mbarim të vitit 1885 çeli shkollën të parë shqipe për djem e vajza ne Korçë. Mytesarrif i Korçës atë kohë ishte Mahmud Pashë Elbasani, i cili e përkrahu idenë kombëtare. Ndërtesa e vëllazërisë Kristaq Terpo – që sot është shkollë Normale e vajzavet – në pllate të Shëngjergjit, u-çel për shkollë. Këtë ndërtesë ashtu si është edhe sot, e përmendure vëllazëri e pati blerë prej komunotetit orthodoks disa vjet më parë, dhe komuniteti e kish marë për shkak borxhi nga Drenovari Kunxho. Asi kohe kjo godinë u-ble për 480 lira turke; sot vlefta e saj arin gjern 3,000 napolona dhe është e falur nga e përmendura vëllazëri që të përdoret për shkollë.

Aty nisë të nepëshin të parat ditë mësimet e gjuhës shqipe nga Pandeli Sotiri; për vitin shkollar 1885-1886 pati ndihmës z. Thanas Sina nga Postenani i Leskovikut, edhe për gjuhën turqishte avukat Ibrahim Efendinë.

Si ky vit i fillimit ashtu edhe viti 1886-1887 pati nxënës, çupa e djem, afëro 200.

Intrigat e Mitropolisë dhe Patrikanës shtrënguan Pandeli Sotirin  të hiqet, pa ardhur funt i vitit 1887.

Pandeli Sotiri kishte grua greke nga Fanari; ajo e shtrëngoi  të largohej së këtejmi. Shkolla mbeti në duart e z. Thanas Sinës. Pandeliu u-hoq në Stamboll ku, pas ca kohësh, gjeti vdekjen e tmerruar: E kishin flakur nga penxheret e shtëpisë  tre katëshe ku rinte. Thonë se këtë vdekje të tmerruar ia  përgatiti e shoqja (greke) edhe i vjehri.

InForCulture

Recent Posts

Sa vapë mund të përballojë njeriu? Ekspertët shpjegojnë kur rreziku bëhet real

    Nga Donatella Zorzetto Vapa ekstreme po vendos në alarm mjekët. Ekziston një prag…

2 days ago

A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara? Çfarë duhet të dini para se të shfaqen komplikimet

    Rëndesa në këmbë, ënjtja rreth kyçeve dhe venat më të dukshme në mbrëmje…

2 days ago

Vitamina e cila ju ndihmon t’i luftoni të dyja llojet e diabetit

    Marrja e një tablete vitaminë C dy herë në ditë mund të ndihmojë…

2 days ago

Keni kujdes! Ja çfarë mund të shkaktojë sulm në tru

    Sulmi në tru ndodh kur furnizimi me gjak në një pjesë të trurit…

2 days ago

Hudhra para gjumit: 5 përfitimet shëndetësore që i jep trupit

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve.  …

3 days ago

Nga dhimbja e gishtave deri te ndryshimi i zërit, 7 simptomat e kancerit të mushkërisë

    Kanceri i mushkërive është lloji i dytë i kancerit më i përhapur si…

3 days ago