<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Një asteroid do të kalojë shumë pranë Tokës të shtunën

Një asteroid i emërtuar 2023 DZ2 do të kalojë pranë Tokës të shtunën më 25 Mars. Sipas shkencëtarëve të cilët mbajnë nën monitorim objektin hapësinor, do të kalojë më afër planetit tonë se distanca me Hënën. Ekzaktësisht, kjo kometë do të kalojë afër Tokës sa gjysma e distancës së planetit me Hënën, rreth 173 mijë kilometra.

Asteroidi do të ketë një shpejtësi 28,044 km/h. Diametri i kometës vlerësohet të jetë rreth 44-99 metra.

Shkencëtarët thonë se objekti hapësinor nuk përbën kërcënim për Tokën. Sipas NASA, një kometë e një madhësie të tillë që kalon kaq afër planetit ndodh vetëm një herë në 10 vjet.

2023 DZ2 konsiderohet një asteroid “Apollo”, që do të thotë se kalon orbitën e Tokës. Nuk dihet saktësisht se nga erdhi, por shumica e asteroidëve afër Tokës e kanë origjinën nga brezi i asteoridëve midis Jupiterit dhe Marsit.

Ky trup hapësinor u zbulua më 27 Shkurt të këtij viti nga shkencëtarët e Projektit Europian të Kërkimeve të Asteroidëve pranë Tokës. Fillimisht u tha se ky asteroid ka mundësi 1 në 430 që të godasë Tokën më 27 Mars, por ky probabilitet tashmë është reduktuar në zero pasi është studiuar trajektorja e tij. /tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Alarm për ata që hanë bukë dhe kroasanë: Rrezik nga metali toksik

  Kroasanët, bagetat dhe madje edhe drithërat e mëngjesit mund të ekspozojnë miliona njerëz ndaj…

3 hours ago

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

20 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

20 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

2 days ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

2 days ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

2 days ago