<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

KAKUDA – HELMËZA ( Conium maculatum ), QË “ HELMOI” SOKRATIN

KAKUDA – HELMËZA ( Conium maculatum ), QË “ HELMOI” SOKRATIN- Nga KRISTO KAURI

U njohëm me bimën Kopra gjigante ( Ferula communis), që ndihmoi Prometeun për t’u rrëmbyer zjarrin Perëndive, dhe për t’u a shpërndarë atë njerëzimit. Prometheu për një veprim të tillë u dënua nga Perënditë. Njeriu në këto 200 mijë vjet rrugëtim, nuk e nderoi siç duhet Prometeun, për këtë të mirë që i kushtoi dhe jetën. Gjatë këtyre shekujve, njeriu e përdori zjarrin më shumë për të shkatëruar, se sa për të ndërtuar.

Ai dogji dhe shkatërroi mbulesën e tokës, pyjet, kullotat, peizazhet,..për të mbjellur çimento dhe hekur, bile ai dogji dhe Ferulen këtë bimë mitologjike që i solli zjarrin.

Tani do të njihemi më një bimë tjetër, më bimën që ndihmoi parinë e Athinës për të helmuar të drejtin, të ndershmin, të mençurin, të mirin , babain e filozofisë perëndimore , Sokratin.

Emërtimin shqip e ka Kakuda, ose Helmëza, në greqisht quhet konjo , dhe emrin shkencor e ka Conium maculatum.

Eshtë një bimë shumë helmuese, dy vjeçare , me origjinë nga Europa- Afrika. Rritet deri 2,5 metra lartësi, ka kërcell në formë tubi me prerje, me njolla pikaloshe, është laramane, nga ku mori dhe emërtimin maculatum. Lulet i ka të vogla , më ngjyrë të bardhë. Kanë pesë petale, të grupuara në tufëza, në formë ombrelle.

Emri shkencor Conium rrjedh nga fjala greke konas ( κονας) që ka kuptimin të rrotullohesh. Kjo ka të bëjë me marramendjen që shkaktohet, po e gëlltite lëngun, farat, ose po pertype gjethet. Romakët e kanë quajtur Cicuta.

Kryesisht do rajone dhe mjedise me klimë të butë, me lagështi, dhe nuk ka shumë pretendime për tokën. Ajo gjendet në këto mjedise në Europë, Azi, Afrikë.. Në rajonet mesdhetare rritet shumë mirë duke i kaluar dhe 2,5 metra.

Të gjitha pjesët e bimës janë të helmeta, por më shumë përqëndrim helmi kanë rrënjët dhe farat. Konini dhe koniceini , janë dy substanca të fuqishme që veprojnë në sistemin nervor qëndror. Mjafton vetëm 1/10 e gramit që të shkaktojë vdekjen e njeriut. Nga eksperimentet e bëra , 6-8 gjethe të freskëta , nëse gëlltitën, do të jenë fatale për jetën e njeriut.

Helmi shkakton paralizë të muskujve, duke filluar nga ekstremitetet ( këmbet dhe duart), derisa njeriu asfiksohet. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë, ka qenë përbërësi kryesor për përgatitjen e helmit në Greqinë antike. Filozofi i madh i lashtësisë, babai I filozofisë perëndimore Sokrati, është viktimë e helmimit me këtë bimë.

Platoni, nxënësi dhe miku i Sokratit, i përshkruan momentet e fundit të mësuesit të Tij në vepren e tij Fedoni.

Indentifikimi i Helmëzës është i veshtirë, pasi ajo ka shumë ngjashmëri me familjen Apiaceae dhe Umbelliferae, që janë familja e selinos, karrotës, majdanozit.. me rreth 370 lloje.

Jashtë në laboratorin gjigant të natyrës janë të gjitha llojët e bimëve , si ato të dobishme dhe ato të helmëta. Në këtë farmaci me biodiversitet të pasur , njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm.

Çdo gabim mund t’ju kushtojë jetën, prandaj për çdo paqartësi duhet të konsultohet dhe këshillohet me specialistet më përvojë, që e njohin mire këtë mbreteri.

InForCulture

Recent Posts

16-vjeçarja nga Mitrovica prezanton në Luksemburg temën “Ndikimi i Luftës së Kosovës në sistemin shëndetësor lokal”

  Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…

5 hours ago

Si dhe kur u “Faktorizuan” Serbët?

Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - ​Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…

6 hours ago

Rreziku i kancerit të zorrës së trashë/ Ja cilat ushqime rrisin riskun e kësaj sëmundjeje

  Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…

7 hours ago

Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë një orë përpara

  Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…

7 hours ago

ADN-ja shqiptare dhe misteri i njerëzve të parë në Europë

ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…

7 hours ago

Dukagjini në historinë e kombit shqiptar: Nga Principata Mesjetare te qëndresa kombëtare dhe trashëgimia historike e Malësisë

Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…

13 hours ago