<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Gishti i vdekjes”, filmohet fenomeni nënujor që pretendohet se vret gjithçka që prekë

Një video e një fenomeni nënujor që vret organizmat në fund në detin e akullt të Antarktidës, po përhapet në YouTube dhe shumë e quajnë atë “gishti i vdekjes”. Një brinik apo stalaktit i akullt duket si diçka nga një film fantastiko-shkencor: një gisht i akullt që zbret ngadalë në fund dhe ngrin gjithçka që prek, transmeton Telegrafi.

Domethënë, nuk bëhet fjalë për asgjë të natyrës paranormale, por për një fenomen të pazakontë nënujor që është i pranishëm në thellësitë e Oqeanit.

Fjala brinik është një kombinim i dy fjalëve angleze – brine (kripë) dhe icicle (akullt). Gishti i akullit udhëton nga shtresa e akullit drejt fundit, dhe procesi i ngrirjes nxjerr kripën dhe krijon ftohtësi intensive. Ujë i kripur nuk mund të ngrihet për shkak të përqendrimit të lartë të kripës, kështu që zhytet në fund.

Uji i kripur i koncentruar është mjaft i ftohtë për të ngrirë ujin e detit përreth, kështu që formon një formë tubi me një mur të brendshëm, që shkrihet vazhdimisht dhe një mur të jashtëm që ngrin vazhdimisht dhe udhëton në fund duke formuar një stalaktit të akullt.

Ky proces kompleks u regjistrua për herë të parë gjatë viteve gjashtëdhjetë dhe kamera e filmoi për herë të parë në vitin 2011. Origjina e këtij fenomeni, pavarësisht nga të gjitha njohuritë e deritanishme, ende nuk është shpjeguar plotësisht, shkruan Guardian.

Një stalaktit akulli mund të ketë një diametër prej 25 centimetra dhe rritet disa metra në ditë. Pasi godet tokën, fillon të zgjerohet si një shtresë akulli e ngjitur në fund.

InForCulture

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

1 day ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

1 day ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

1 day ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

1 day ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

1 day ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

1 day ago