***
Një fjalë e urtë e popullit shqiptar thotë: ”Nuk mbulohet Dielli me shoshë”.
Edhe sa kohë do mundohen shkruajtës me emocione e komplekse dhe ”historianë” pa pikë profesionalizmi të mbulojnë Diellin me shoshë?
Edhe sa kohë do bëhen gazi i botës?
Edhe sa kohë do jetojnë në kafazin e errët e pa rrugëdalje, me mendimin se askush tjetër rreth tyre nuk lexon, e se vetëm ata janë të vetmit që lexokan, e si pasojë e kësaj mënyre të menduari, atëhere këta mendjengushtë mundohen të manipulojnë dhe abuzojnë me histori, me origjinën e me gjithçka munden rreth njerëzve dhe fakteve historike të kthjellta si loti e të patjetërsueshme.
Edhe sa kohë do mundohen të manipulojnë atë çka vetë Nikollë GAZULLI shkroi me dorën e tij për origjinën e farefisit të tij (GAZULLORËT) e ta shfaqin sipas dëshirës përsonale të tyre, për të vetëplotësuar at epsh që kanë për shkak të ndjesisë së inferioritetit?
Dikush që nuk ndihet inferior, që nuk ka komplekse apo emocione, atëhere nuk i dhëmb e nuk mundohet të ndryshojë origjinën PUKJANE të GAZULLORËVE.
Kaq e thjeshtë është!!!
Shumë figura historike, akademike, patriotike, kombëtare e shumë fakte historike, i janë hequr Pukës PIKËRISHT nga zemërgjërësia e pukjanëve.
Jo se pukjanët nuk dinë, apo se nuk lexojnë, apo se e paskan harruar historinë… por, se pukjanët në natyrë nuk janë mendjemëdhenj.
E kemi për natyrë, edhe pse jemi nga malet, të mos rrahim gjoksin vend e pa vend sikur gorilla kur hipen maje një peme në xhungël.
Pukjanët, nuk janë të dobët, por janë të fortë. Fundja këto nuk po i themi ne, por kështu janë shprehur albanologë, priftërinj, historianë, udhëtarë, etj. me shekuj e shekuj më radhë.
Por kjo nuk është tema, thjesht e bëmë këtë sqarim se pse u hiqet historia që i takon PUKËS, e që mos të ketë keqkuptime.
Pukjanët janë të thjeshtë e mbase kjo thjeshtësi ka bërë që shumë gjëra që përmendëm më lart, t’i mohohen Pukës.
Pukjanët nuk i bien gjoksit pra, e përsërisim.
Edhe sistemet, për shkak të kryefortësisë e mosnënshtrimit të pukjanëve, e kanë lënë Pukën kastile në varfëri e pa përkrahje, i kanë hequr asaj vende, histori, njerëz që i takojnë në themel Pukës, etj., si psh. emri Dukagjin që u hoq nga sistemet.
At Shtjefen Gjeçovit, shumë shpesh ka pasur tentativa për t’i ndryshuar origjinën nga Puka.
Mos të hymë më pas tek At Gjergj Fishta, që historiani Paulin Zefi e ka hulumtuar origjinën e tij nga Iballja e Pukës, pasardhës i vllaznisë së Prend Gjeçit.
Këtu nuk do flasim as për familjen princërore të Blinishtëve të Blinishtit të Kabashit e as për familjen princërore të Dukagjinëve, që gjithashtu historianë, studiues e gjuhëtarë të huaj e shqiptarë u përmbajnë vetëm një origjinë, e cila është PUKA.
Gjithçka na ka falë Zoti, mbi këtë tokë, me histori e me njerëz, ne nuk i përvetësuam e nuk lamë asnjë krahinë tjetër të vëjë dorë mbi ta.
Përkundrazi, e gjithë Shqiptaria ka fituar nga figura që kanë dalë nga PUKA.
Ne, nuk rrahëm gjoksin se ”Yyy, kemi bërë namin! O PUKA O S’KA!”, madje deri vonë, pikërisht ngaqë këto figura historike i kemi marrë si të së gjithë Shqiptarisë, pikërisht aty edhe ka filluar ”grabitja” e këtyre figurave historike dhe historisë në tërësi përreth PUKËS.
Një publicist, historian apo shkrimtar, nuk është aspak i besueshëm nëse e cungon një fakt apo rrjedhë historike. Nuk është serioz nëse e tjetërson atë dhe e manipulon sipas dëshirave përsonale dhe lokale.
E pikërisht kështu është bërë edhe me GAZULLORËT PUKJANË.
Me GAZULLORËT KABASHS të PUKËS.
GAZULLORËT JANË ME ORIGJINË PUKJANE.
Origjina e Gazullorëve”
Tek : Fjalori toponomastik: “Hylli i Dritës” Shkodër, nr 4-5, Prill – Maj, 1943. Vj. XIX. Fq 171. — Nikollë Gazulli shkruan:
“Nji ndër ndënvëllazënitë të Kabashëvet janë Gazullorët të cillët mandej njehënë Lushaj.
Sikurse mund të shifet te êmëni “Gazulli” këjo ndënvëllazëni përmendet qysh ndë vj. 1301 mb. Kr.
Ndër gojëdhana të ruejtëme kemi endé këtë se Gazullorët janë prej Nishit, vetë êmëni Kabash na e çon mendën te qyteti thrak Kabesos, mundet që ky êmën mbëlon atë të fisit thrak Besëvet që mbet endé ndë Bullgari të soçëme me toponymet “Beshikara-Bashikarevo” (Besapara e moçëme) e kështú kishte me rrjedhë arësyetimi se Kabashët janë prej Thrakije së moçëmë e mâ fort nji degë e Besëvet.
……
Tue përmbyllë: mbështetë mbë êmënin Kabesos e ndë gojëdhanë të Gazullorëvet të gjitha giasët janë se jemi para nji tepricësë së fisit thrak të Besëvet a Beshëvet.
Kabashi i Grambshit t’Elbasanit e muer êmënin prei ndonji degësë së Kabashëvet të verit (në Pukë).”
“Gázulli (shumës. Gazujë-t, Gazullorë-t: vëllazni, me fis prei Lushajsh së Kabashit të Pukësë, simbas trashgimisë e gojëdhânësë që ruhet edhe ndë Merditë. Tjerë thonë se, janë prei Nishit; por gojëdhânat âshtë njinji, pse sikursè u tha ndë fjalen Fisi, me giase janë nji mbetëzë e Thrakëvet të moçëmë, nër të cillëte fisi i Besëvet gjinden afërë Nishti ndë shek. e IV-të. mbas Krishtit kohen e shë Nikësë së Remezjanësë, që i krishtenoj. Gázujë ká edhe ndë Kashenjet të Merditësë e dahenë ndë Giazujë, a, Gazujë t’Epërë e të Poshtërë, me ndën-vëllazenina: Lalaj, e, Kuqaj, e ndë Dajç të Sapësë, të damë ndë Pánej, e, Qorraj.
Danejt e Lezhësë, pak shpi mohamedane, janë nji rrêm Gazulloresh. Emeni i vëllazënise âshtë ndër mâ të moçemit që mund të dijë historija për familje shqipëtare. Qysh ndë vj. 1301, ndë Liber Reformationum te Raguzhese, përmendëne do Gazullorë me mbiêmnin, Gazulus (Gazuli) Gozulo, Gozula.
Te Kisha e Ndërfandenesë, ndë Merditë, kú duket kiè edhè nji mungade Benediktinësh (?) u gietënë rrasa vorresh të shkrueme latinisht me mbiemnin: Gasolus. Ndë Kadaster të Venedíkut te vj. 1416 ndë breg të Buenësë përmendet nji katund i vogëlë me 4 shpíja, me êmenín: Gasoli, të zotët e shpijavet, i se dytëse shpi: Dragos Gasoli, í së tretës: Nicola Gasolí. Ndë katundin: Barbarossi Barbullushi- e 7-ta, shpi: Menchese Gaseli (Gasoli) e 12-ta, Jon Gasolí. Ndë Cuculi, Vlasami – Crueti; Kukul, Udhazan, Krydhëzit, e 8 – ta shpí: Bardhi (Bardh) Gasoli.
Ndë: Villa clamada Zacholi soto Balezo, e 3-ta shpí: Pali Gasuli (jo Gasoli). Ky katund s’dihet se kú kjè, por Ballexa gjindet ne Rriollë, nja 5 orë dërejt kah véri Shkodrësë)”.
Pra, çfarë kuptohet nga e gjithë kjo?
Se GAZULLORËT kanë të gjithë NJË ORIGJINË të VETME, atë në KABASH të PUKËS.
Ata me pas janë shpërndarë në Zadrimë, Mirditë, Shkodër e deri Raguzë e Itali, por origjina e tyre MBETET PUKA!!!
Ne nuk e mohojmë se ata u shpërndanë nëpër krahina të tjera. Pse ?! SEPSE NUK KEMI KOMPLEKSE!!!
Pra, ky mbiemër: GAZULLI, mbiemër i madh krenarie, fisnikërie, diplomacie, e vetëdije kombëtare që bëri nam nëpër gjithë Europë, ka një origjinë, e cila është PUKA apo DUKAGJINI I VJETËR!!!
Ne patjetër që të gjithë jemi vëllezër shqiptarë, por çfarë i takon Pukës i takon Pukës!
Mjaft më me komplekse!
Nuk mbulohet Dielli me shoshë!!!
Marre nga Puka nder vite
Më 17 shtator 1825 u lind në Shkodër shkrimtari, poeti dhe publicisti i Rilindjes Kombëtare…
Armenia e re, nuk mundi ta harronte Shemsedin Samiun, duke u kthyer kështu në Stamboll,…
Nga Artur Ajazi Dangëllia, zona më e begatë e Përmetit, është përmendur gjithmonë për patriotizëm.…
Nga Xhevdet Shehu Lufta e Spanjës dhe vullnetarët shqiptarë Në kalendarin e datave përkujtimore ka…
Teksti dhe fotografitë: Mehmet Biber (reportazh i botuar në revistën National Geographic – vëll. 158, nr. 4,…
Kosovo, 1981: Jeta ndryshe dikur në Kosovë (Video) https://www.youtube.com/watch?v=PeGFbxgiy3M&ab_channel=FMImagesAlbania