<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Perandori arrogant: Viva México

Nga: Daut Dauti

Maximiliani I, më vonë i njohur si Maximiliani I i Meksikës, ka qenë ndër habsburgët tragjikë. Në vitin 1858 e vizitoi Shqipërinë, të cilin vend e përshkruajti si shkretëtirë dhe vend larg civilizimit. Njësoj i ka përshkruar edhe shqiptarët. Është i vetmi edhëpërshkrues që nuk ka asnjë vlerësim pozitiv për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shqipëria dhe shqiptarët i kishin impresionuar të gjithë udhëpërshkruesit, por jo Maximilianin. Të vetmen gjë që e kishte përshkruar me një lloj neutraliteti (sa që tingëllon në simpati), janë xhamitë dhe minaret që i kishte vrojtuar në Tivar, Shkodër dhe Durrës. Po në këtë mënyrë i ka përshkruar edhe disa popuj tjerë.

Sidoqoftë, gjashtë vjet pas vizitës së tij në Shqipëri, jeta e tij shumë do të ndryshojë. Duke qenë arrogant dhe duke pasur ambicie të mëdha politike, u bë vegël e francezëve të cilët e kishin okupuar Republikën e Meksikës. Në vitin 1864, Maximiliani e pranoi ofertën e Napoleonit III që të emërohej perandor i Meksikës. Me këtë akt francezët menduan se do ta mbanin Meksikën si shtet në vartësinë e tyre. Por, nuk doli ashtu.

Reklama

Tri vjet më vonë, kur ushtria franceze u largua nga Meksika, Maximiliani besonte se mund të qëndrojë edhe më tutje në pushtet, përkundër faktit se zgjerohej kryengritja popullore meksikane për ruajtjen e pavarësisë dhe sistemit republikan. Ai e nënçmonte fuqinë e popullit meksikan dhe u besonte disa konservatorëve të këtij vendi që kishin dalë në anën e tij e që më herët ishin në përkrahje të francezëve që e donin Meksikën si monarki nën kontroll të Francës.  Kryengritësit shpejt e vunë Meksikën nën pushtetin vendorë, e zunë Maximilianin dhe e pushkatuan. Para pushkëve thuhet se Maximiliani kishte brohoritur:  Viva México. Dhe, kështu vdiq Maximiliani në moshën 34-vjeçare në një vend të huaj ku mendoi se do të ishte perandor.

Kjo ngjarje kishte jehonë të madhe politike në botë. U bë me dije se popujt më nuk durojnë sundime të huaja dhe janë në favor të republikës, jo të monarkisë, sidomos nëse ajo ishte e huaj. Po ashtu, kjo ngjarje pati ndikim edhe në art. Piktori francez, Édouard Manet, e pikturoi këtë akt duke e bërë art Maximilianin të pavdekshëm në. Në fakt kjo pikturë ishte një lloj imitimi apo inspirimi nga ajo e piktorit Francisco Goya, e titulluar “Tre maji i vitit 1808” ku me anë të një pushkatimi paraqitej rezistenca e meksikanëve ndaj francezëve. Por, ajo që bëri Manet me “pushkatimin e Maximilianit” ishte vazhdimësi e tranfserimit të realizmit në impresionizëm. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…

5 hours ago

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

6 hours ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

7 hours ago

Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi

Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…

7 hours ago

Burra shqiptarë të Ibaracit pranë Rozhajës, dëshmi historike nga viti 1924

Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…

7 hours ago

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…

8 hours ago