<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Juri Gagarin, njeriu i parë që fluturoi në kozmos

Juri Gagarin, njeriu i parë që fluturoi në kozmos – Nga Klodi Stralla

Klodi Stralla

Isha fëmijë,10 vjeçar, kur në 12 prillin e vitit 1961, përmes radios, një “Sonnenberg” që kishim në shtëpi, dëgjova, bashkë me babain, njoftimin e Agjensisë sovjetike të lajmeve TASS për realizimin me sukses të të parit fluturim në Hapësirë të njeriut. Ishte anija kozmike Vostok 1, brenda të cilës ndodhej piloti Juri Gagarin, ai që pas 108 minuta fluturim në Hapësirë, do të bëhej një “Kristofor Kolomb i qiejve”.

Sovjetikët, që i jepnin njoftimet vetëm kur ato përfundonin me sukses (nuk i deklaronin kurrë dështimet), nuk vonuan ta cilësojnë këtë ngjarje si epërsi të sistemit socialist ndaj atij kapitalist, gjë që i detyroi amerikanët të pranojnë sfidën dhe të bëhen ata të parët, 8 vite më pas, që do të shkelnin në sipërfaqen e Hënës, me misionin e tyre Apollo.

Juri Gagarin lindi në vitin 1934 në një familje fshatare. Shërbimin ushtarak e kreu në viset polare të Arktikut, ku përvetësoi teknikën e fluturimit me avion. Në moshën 27 vjeçare u përzgjodh midis 9561 pilotëve për të pilotuar anijen e parë kozmike Vostok 1, që do të kryente rrotullimin e pare orbital rreth Tokës, pilotim që ai e realizoi me sukses të plotë. Vdiq tragjikisht, në rrethana të dyshimta, në moshën 34 vjeçare në mars 1968 gjatë një stervitje pilotimi.

Fjalët që tha para nisjes kanë mbetur mbresëlënëse: “Pas disa minutash anija e fuqishme kozmike do të më çojë në hapësirat e largëta, honet e thella të Gjithësisë. Çfarë mund të them në këto minutat e fundit përpara nisjes? E gjithë jeta ime më duket mua tani si një çast i mrekullueshëm. Gjithçka që përjetova, çdo gjë që kam bërë përpara kësaj, e kam bërë për hir të kësaj minute. Unë provova ndjenjën e lumturisë së papërshkruar që të jem i pari njeri në hapësirën kozmike, të ndeshem një me një me Natyrën. A mund të ëndërrojë vallë për ndonjë gjë më të madhe njeriu?”

Ende nuk ishin prishur zyrtarisht mardhëniet miqësore me B.S. dhe në Korçë vinte një revistë e përmuajshme në gjuhën frënge, “Les Temps nouveaux”. Aty e pashë për herë të parë portretin e kozmonautit Juri Gagarin, me atë buzëqeshjen e tij të ëmbël që të bënte për vete. Ishte i ri, optimist, premtues, por njëkohësisht synues dhe profesionist i vërtetë. Ai u dekorua Hero i Bashkimit Sovjetik, mediat dhe revistat e kohës flisnin vetëm për të, udhëtonte qytet më qytet dhe secili dëshironte ta shihte dhe prekte njeriun e qiellit, bile u stampua edhe në pulla poste, që i kam ende në shtëpi.

Për herë të parë në histori një qenie njerëzore këpuste “prangat” e tërheqjes gravitacionale të Tokës dhe bëhej satelit i saj, i ngjashëm me Henën. Nuk ishte pak!

©Klodi Stralla

InForCulture

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

2 days ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

2 days ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

2 days ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

2 days ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

2 days ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

2 days ago