Studiuesi shqiptar Bejtullah Destani, i cili ka bërë shumë zbulime të rëndësishme në arkivat dhe bibliotekat britanike, tashmë ka zbuluar një dokument që tregon gjenealogjinë e familjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Studiuesi Destani për portalin e RTV Dukagjinit ka treguar se dokumenti është zbuluar në Akademinë Spanjolle, dhe se është i pabotuar apo i paparë ndonjëherë deri më tani.
Siç mund të shihet, dokumenti është shumë i vjetër dhe nuk mund të përkthehet lehtë pasi është shkruar në spanjishten e vjetër, e njohur edhe si kastilianishtja e vjetër.
Dokumenti tregon historinë e prejardhjes së brezave të familjes Kastrioti njëri pas tjetrit, pra një varg brezash që rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët.
Kështu, sipas Destanit, këtu përshkruhet historia e familjes së Skënderbeut gjatë disa brezave, duke treguar vitet e lindjes së paraardhësve dhe se me kë u martua secili person dhe cilët ishin fëmijët e tyre.
Figura e Skënderbeut ka një rëndësi të madhe për popullin shqiptar. Emri i tij ka bashkuar shqiptarët anembanë botës, duke qenë kështu simbol i dashurisë për kombin dhe atdheun.
Destani që ka zbuluar këtë dokument, ka studiuar shkenca politike në Beograd në vitet 1980, ku ka botuar Bibliografia përzgjedhëse e librave për Shqipërinë, 1850–1984, në vitin 1986.
Në vitet 1990, duke pasur parasysh situatën gjithnjë e më të rrezikshme në vendlindjen e tij në Kosovë, ai kishte emigruar në Londër, ku edhe jeton që nga viti 1991.
Ai i është përkushtuar studimeve shqiptare, veçanërisht kërkimit mbi marrëdhëniet kulturore britaniko-shqiptare. Është autor i Albania & Kosova, Political and Etnic Boundaries, 1867-1946: Documents and Maps (Slough, 1999) dhe Pakicat Etnike 4200 faqesh në Shtetet e Ballkanit, 1860-1971 (Slough, 2003).
Në vjeshtën e vitit 2008, Destani është emëruar Sekretar i Parë në ambasadën e re të Republikës së Kosovës në Londër.
Në vitin 1997, Bejtullah Destani themeloi Qendrën për Studime Shqiptare në Londër, ku si drejtues i saj ka botuar ose ribotuar një sërë veprash të rëndësishme.
Vetitë tjera të sodës bikarbonat Sigurisht që e keni në një kuti në…
Maska që ju ndihmon të keni flokë të shëndetshëm. Flokët e hollë dhe që këputen…
Depresioni nuk manifestohet te të gjithë njerëzit në mënyrë të njëjtë. Përveç simptomave…
Media spanjolle “Skyscanner” e ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve më të lira…
Shqipëria pritet të përfshihet sërish nga stuhi të forta ere dhe shiu. Sipas sinoptikanëve…
Shalqiri është një nga frutat që përdoret më shumë në stinën e nxehtë…