E vërteta është se astronomët dhe eksploruesit modernë të hapësirës nuk i pagëzuan në atë mënyrë. Shumica e planetëve në sistemin tonë diellor u zbuluan nga pionierët e astronomisë, të cilët ishin Grekët e Lashtë. Ata e konsideronin krejtësisht normale t’ia kushtonin këto trupa qiellorë të mëdhenj dhe të panjohur perëndive që adhuronin në atë kohë.
Kjo traditë u ruajt edhe më pas në shenjë mirënjohjeje për pionierët, por edhe për vazhdimësinë e shkencës.
Në fakt, edhe planetët që nuk u zbuluan nga grekët e lashtë si Urani, i cili u zbulua në 1781 dhe Neptuni, i cili u zbulua në 1864, vazhduan traditën duke mbajtur emra grekë. Natyrisht, emërtimi i Uranit nuk pati dakordësinë e të gjithëve, pasi astronomi britanik Sir William Herschel, dëshironte t’i jepte planetit të ri emrin e mbretit britanik të atëhershëm George.
Një nismë e cila u cilësua e papranueshme nga komuniteti shkencor ndërkombëtar. U diagnostikua rreziku që nëse do të thyhej tradita e lashtë greke, do t’i hapej rruga çdo populli për t’i dhënë një emër të ndryshëm secilit planet dhe përfundimisht do të shkaktonte konfuzion tek studiuesit.
Emrat që grekët e lashtë u dhanë planetëve nuk u dhanë rastësisht, por pas studimit. Duke studiuar elementet e çdo planeti si ngjyrat, madhësia dhe shpejtësia e tij, ata gjetën perëndinë e duhur për secilin.
Për shembull, ata vunë re se Mërkuri është më i afërti me Diellin dhe ka shpejtësinë më të shpejtë të rrotullimit. Kishte kuptim të plotë t’i vihej emri i zotit me këmbë të shpejta. Planeti më i madh në sistemin tonë diellor mund t’i kushtohej vetëm Jupiterit, më i madhi i perëndive. Nëse një ngjyrë simbolizon luftën, ajo nuk është tjetër veçse ajo e gjakut. Planeti me sipërfaqe të kuqe u quajt Mars për nder të zotit të luftës.
A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…
Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…
Veshkat luajnë rol të rëndësishëm në largimin e mbetjeve nga gjaku, rregullimin e…
Zbulimet arkivore, përfshirë një autobiografi të shekullit XIX të harruar prej kohësh, po…
Edhe në veshjet që veshim çdo ditë, shpesh mund të gjejmë detaje, qëllimin…
Dieta “inflamatore” mund të dëmtojë njerëzit që kanë sëmundje të veshkave, thotë një…