Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të publikojë herë pas here shifrat e tmerrshme të përhapjes së diabetit, një sëmundje e cila është kthyer në një prej sfidave të mjekësisë. Njerëzit e prekur nga kjo sëmundje e rëndë kanë nivele të larta të sheqerit në gjak sepse trupi i tyre nuk mund ta transportojë këtë të fundit në masën dhjamore, qelizat muskulare apo në mëlçi ku mund të përdoret si burim energjie. Diabeti dëmton enët e gjakut, veshkat, si dhe shkaton dhimbje nevropatike, goditje në zemër, por jo vetëm. Në artikullin e mëposhtëm do ju njohim me 3 simptomat e panjohura të diabetit.
1.Irritimi i lëkurës: Një ndër simptomat më pak të njohura të diabetit është irritimi i lëkurës në duarve, krahëve dhe këmbëve. Rritja e vlerave të glukozës në gjak e bën lëkurën më të thatë, të ashpër, si dhe provokon mavijosje dhe kruajtje të bezdisshme.
2.Zbokth i vazhdueshëm: Organizmi i njeriut përpiqet të largojë toksinat dhe nivelet e larta të sheqerit me anë të urinës. Por ky proces i rëndësishëm mund të shkaktojë dehidratim në zona të ndryshme të trupit, si për shembull në skalpine kokës. Si pasojë e inflamacionit të kësaj zone në kokë do ju shfaqet zbokth, lupsa si dhe krijohen kushtet për shumimin e bakteres funginal (kërpudhor) Pityrosporum.
3.Humbja e dëgjimit: Personat e prekur nga diabeti i tipit të dytë rrezikojnë 25 herë më shumë se njerëzit e shëndetshëm që të humbasin dëgjimin. Studimet e shumta kanë provuar se rritja e sheqernave në gjak ndikon në humbjen e pjesshme të dëgjimit, duke goditur yzengjinë dhe më pas daullen e veshit.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…