Categories: KËSHILLA

Qumësht i ngrohtë me sodë buke, për shëndetin e stomakut

Soda e bukës është një përbërës fantastik që krahas recetave të gatimit gjen përdorim të veçantë në shumë kura shëruese natyrale.

Më poshtë një kurë të vjetër me përbërës kryesor sodën e bukës dhe qumështin për të luftuar kollën dhe fytin e acaruar nga e ftohura por njëkohësisht edhe për shëndetin e mirë të stomakut.

Duke qenë se është pikërisht periudha kur me uljen e temperaturave, gripi dhe virozat shoqërohen përherë me dhimbje fyti dhe kollë kjo është një nga metodat më të mira natyrale për të mbrojtur shëndetin nga e ftohura dhe problemet e shkaktuara më sipër.

Konsiderohet si metoda më e shpejtë natyrale dhe më efikase në lehtësimin e fytit të acaruar dhe largimit të kollës nga e ftohura.

Ai vepron menjëherë duke lehtësuar dhimbjet e fytit dhe duke larguar kollën gjithashtu.

Krahas këtij efekti mirëbërës, qumështi i ngrohtë me sodë buke ndihmon sistemin tretës të mirëfunksionojë.

Kjo kurë rekomandohet që të pihet për dy javë rresht në muaj çdo mëngjes, para ose pas ushqimit.

Më pas, kura ndërpritet dhe mund të përsëritet disa herë në vit.

Megjithatë për përsonat që kanë probleme me stomakun rekomandohet që të këshillohen më parë me mjekun.

Përgatitja dhe përdorimi
Mjafton të shtoni një lugë kafeje me sodë buke në një gotë me qumësht të ngrohtë.

Përziejeni dhe më pas konsumojeni. Në rastin e problemeve me fytin dhe kollën rekomandohet të konsumohet një orë para se të flini.

Ndërsa për tretjen e mirë dhe shëndetin e stomakut, e njëjta kurë rekomandohet të pihet në mëngjes.

Të tjera përdorime
Qumështi me sodën e bukës kanë përdorim të gjerë edhe për shëndetin e lëkurës.

Krijimi i një paste me 2 lugë çaji qumësht dhe 1 lugë çaji sodë është shumë i rekomandueshëm për lëkurën e fytyrës.

Majfton të përgatisësh këtë masë, ta aplikosh në fytyrë ta mbash përreth 15 minuta e më pas ta shpëlani me ujë të vakët.

Kjo masë do të ndihmojë në rigjenerimin e lëkurës së fytyrës dhe mund ta përdorni një herë apo edhe dy herë në javë./AgroWeb

InForCulture

Recent Posts

Fan Noli për Profetin Muhamed ﷺ

Peshkopi Fan S. Noli njihet edhe për një ese me titull “Muhamedi”. Kjo vepër e…

9 hours ago

Shimpanzeja më e moshuar në botë jeton në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit tërheq vëmendjen e vizitorëve prania e shimpanzesë më të moshuar…

9 hours ago

Shkencëtarët shohin prova të evolucionit në kohë reale

Evolucioni shpesh konsiderohet një proces i ngadaltë, duke kërkuar breza të tërë për të formuar speciet përmes ndryshimeve graduale.…

10 hours ago

Çfarë fshihet midis bërthamës dhe pjesës së jashtme të Hënës?

Thellë nën koren e Tokës, shkëmbi i shkrirë ngrihet dhe nxit lëvizjen e pllakave tektonike…

10 hours ago

Shkenca fshin çdo dyshim, edhe delfinët qeshin!

Delfinët qeshin vërtet. Deri më sot nga shprehitë e tyre, mjaftonte t’i shihje për të…

11 hours ago

Niset anija kozmike drejt asteroidit që mund të rrezikonte njerëzimin

Një anije kozmike është nisur drejt hapësirës për të studiuar një asteroid që NASA e…

12 hours ago