<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Kanceri “vrasës i heshtur” po rritet me shpejtësi te gratë, studiuesit paralajmojnë për simptomat

Studiuesit kanë paralajmëruar se shkalla e kancerit të pankreasit po rritet me shpejtësi tek gratë e reja. Sipas shkencëtarëve, mënyrat e jetesës jo të shëndetshme mund të jenë përgjegjëse për këtë rritje të numrit.

Kanceri i pankreasit njihet gjithashtu si kanceri vrasës i heshtur, pasi zakonisht nuk shfaq asnjë simptomë ose nëse simptomat ekzistojnë, atëherë ato shpesh janë të vështira për t’u identifikuar si shenja të kancerit të pankreasit. 

Rritje e rasteve te femrat
Shkencëtarët në Los Anxhelos, SHBA, kanë paralajmëruar se rastet e kancerit të pankreasit tek gratë nën moshën 55 vjeç janë rritur me 2.4 për qind më shumë se ato të meshkujve të së njëjtës moshë. Autori i studimit, Dr Srinivas Gaddam, drejtor i asociuar i Instituti i Kancerit në Cedars-Sinai në Los Anxhelos, tha, “Mund të themi se shkalla e kancerit të pankreasit tek gratë po rritet me shpejtësi, gjë që tërheq vëmendjen për nevojën për kërkime të mëtejshme në këtë fushë.” “Ka nevojë për të kuptuar këto tendencat dhe për të bërë ndryshime sot, në mënyrë që kjo të mos prekë gratë në mënyrë disproporcionale në të ardhmen,” shtoi Dr Gaddam.

Rreth studimit
Mjekët shikuan të dhënat e pacientëve që ishin diagnostikuar me kancer midis 2001 dhe 2018. Ata zbuluan se normat u rritën në të dy gjinitë, megjithatë, kishte një hendek gjinor në grupmoshat më të reja. Duke publikuar gjetjet në revistën Gastroenterology, Dr Gaddam vuri në dukje se nivelet e mbijetesës po përmirësohen, por kryesisht tek meshkujt. Këtu janë disa shenja paralajmëruese të kancerit të pankreasit që nuk duhet t’i anashkaloni, shkruan Living.

Verdhëza

Verdhëza është një gjendje që i referohet zverdhjes së syve dhe lëkurës tuaj. Shumica e njerëzve me kancer pankreatik kanë verdhëzën si një nga simptomat e tyre të para. Kjo simptomë zakonisht shfaqet kur kanceri fillon në kokën e pankreasit, pranë kanalit të përbashkët biliar. Këto kancere mund të shtypin kanalin dhe të shkaktojnë verdhëz. Identifikimi i kësaj shenje në një fazë të hershme mund të ndihmojë në opsione më të mira trajtimi.

Dhimbje barku ose shpine

Kanceret që fillojnë në trupin ose bishtin e pankreasit mund të rriten në madhësi dhe të fillojnë të shtypin organet e tjera pranë. Kjo mund të çojë në dhimbje të pakëndshme barku ose shpine. Kanceri gjithashtu mund të përhapet në nervat që rrethojnë pankreasin, gjë që gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje shpine.

Të përziera dhe të vjella
Nëse kanceri i pankreasit rritet dhe shtyp në skajin më të largët të stomakut, mund të bllokojë pjesërisht stomakun tuaj dhe të vështirësojë kalimin e ushqimit. Kjo mund të çojë në nauze, të vjella dhe dhimbje në zonën e barkut që përkeqësohet pas ngrënies. Ju gjithashtu mund të përjetoni humbje të paqëllimshme në peshë dhe humbje të oreksit.

Përshtati në shqip: Living.al

InForCulture

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

9 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

9 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

9 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

14 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

15 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

15 hours ago