<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Pellazgët kanë qenë populli më i lashtë i Evropës, kurse tash pasardhësit e pellazgëve-shqiptarët janë populli më i vogël i Evropës, më i copëtuari dhe më i dëmtuari

NGA: RAGIP MEXHUANI

Emrin Evropa e ka nga pellazgët-shqiptarët. Gjuha shqipe, ose gjuha pellazgo-etrusko-shqiptare është gjuha më e lashtë e Evropës. … Gjuha që flitej atëherë kudo në botën e njohur ishte gjuha pellazge, një gjuhë universale e gjithë racës së bardhë. Djepi i racës së bardhë ishte vetë Evropa,ka pasur në Evropë dhe në Azinë e Vogël shkronja pellazgjike. … Pellazgët e kanë shpëtuar Evropën nga atlantët. Pellazgët në luftë i mundën atlantët dhe i zbrapsën nga Evropa. Ashtu Gj. Kastrioti-S. Beu e kishte mbrojtur krishterimin evropian nga turqit. Politikanët e Evropës ia kanë ndërruar emrin Gadishullit Ilirik për të na mohuar të kaluarën Iliro-Pellazge. Që nga 1808 G. Ilirik quhet Ballkan. Pastaj Evropa dhe Rusia më 1878 i bëri shtete Serbinë, Greqinë dhe M. e Zi në tokat shqiptare dhe më pas më 1913 i zgjeroi këto shtete. Shqipëria mbeti në 28mijë km2.

Edhe tash Evropa-Amerika Maqedoninë e Veriut e pranuan shtet në trojet shqiptare. Prapë tash Shqipërinë po mundohen ta copëtojnë. Më 2008 qeveria shqiptare pranoi që Greqisë ti falë 354km2 det. Edhe Shqipërinë po mundohen ta bëjnë multietnike! Shqipëria 98% ishte shqiptare. Më 1989 grekë kishte 58.758- tash kinse 90% janë grekë. Më 1989 maqedonas ishin 4697- tash kinse janë 60mijë-100mijë. Më 1989 serbo-malazezë kishte 100 tash kinse janë 35 mijë.

Kinse tash jetojnë në Shqipëri edhe mbi 200mijë egjiptianë, mbi 100mijë romë; mbi 174mijë arumë, boshnjakë, etj. 34 shtete me sip. janë më të vogla se Kosova, 56 shtete me popullsi janë më të vogla se Kosova dhe 101 shtete anëtare të OKB-së me nacionalitet kryesor janë më të vogla se Kosova dhe nuk quhen multi-etnike. Pse vetëm Kosova në botë quhet multi-etnike?!
Gati të gjithë shqiptarët u shpërngulën nga Medvegja, Bujanoci gati u barazua me serbë, 70% ishte shqiptare. Shqiptarët po shpërngulën edhe nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Shqipëria. Këto 32 vite shqiptarët u tkurrën me të madhe duke u shpërngulur dhe asimiluar.

Politikanët shqiptarë me ndërkombëtarët çka ka kërkuar Serbia kanë pranuar. Pakoja e Ahtisarit është pjesë përbërëse e Kushtetutës së Kosovës. P. e Ahtisarit u siguron shumë të drejta serbëve në Kosovë. Me P. e Ahtisarit u formuan edhe komunat tjera serbe në Kosovë si në kohën e Millosheviqit. Komunat serbe në Kosovë qeverisen nga Serbia. Qëllimi i Serbisë është që me bashkimin e komunave serbe-Asociacionin me e riokupue ose me e nda Kosovën si në Bosnje(Republika Serbe).

Kosova deri me ardhjen e Millosheviqit në pushtet i kishte 22 komuna(vetëm 1 komunë me shumicë serbe Leposaviqin). Tash Kosova i ka 38 komuna multietnike-13 komuna me shumicë serbe. Në Kosovë janë formuar komuna serbe edhe me qindra banorë. 5 komuna me shumicë serbe i formoi Millosheviqi 1987-1991 dhe 8 komuna tjera serbe i formuan opozita e tashme me ndërkombëtarët 2008-2014. Në janar 2003 përfaqësuesit e komunave të Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut kanë formuar Unionin e Komunave Serbe në Kosovë. Unmiku ka kritikuar themelimin e këtij Unioni, dhe e ka konsideruar këtë si përpjekje për ndarjen e Kosovës. …

Me P. e Ahtisarit në bisedimet e Vjenës politikanët e Kosovës me ndërkombëtarët pranuan që trashëgimia e krishterimit ortodoks në Kosovë si dhe objektet e saj të kultit ti falen Serbisë. Kishat katolike dhe ortodokse shqiptare i kanë grabitur serbët ardhacakë. Kishat ortodokse mesjetare që gjenden në Kosovë: Graçanica afër Prishtinës, Levishka në Prizren, Patrikana në Pejë, Manastiri i Deçanit, Kisha e Deviqit në Drenicë,etj., kanë qenë shqiptare. Pa ardhur serbët në G. Ilirik kishat, manastiret kryesore në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni janë ndërtuar në kohën e Bizantit. UNESKO i ka regjistruar këto kisha si trashëgimi kulturore serbe-Zona të Mbrojtura. Kishat ortodokse në Kosovë pas vitit 1944-1989 i kishin rreth 200ha, kurse tash këto kisha të ashtuquajtura serbe insistojnë të kenë më shumë ha.

Kosova kufijtë i kishte të paprekshëm. Pas luftës Maqedonisë ju dhanë afër 5000 hektarë(6 fshatra-Debellden). Kurse Malit të Zi ja dhuruan rreth 8300ha. Kosova është e cunguar dhe e dëmtuar prandaj -Vjosa,Glauku dhe Albini duhet ta kërkojnë Kosovën shtet të pavarur me 10,887km2 siç i kishte.

-Kosova ishte e barabartë si republikat e tjera në Federatën J. K. i kishte të gjitha ministritë e shtetësisë. GJND e ka njohur Kosovën shtet edhe në bazë të Kushtetutës së Kosovës 1974 me 10,887km2.

-Duhet kërkuar shfuqizimin e Rezolutës 1244,

-Shfuqizimi i Pakos së Ahtisarit,-Shfuqizimin e komunave serbe që nga koha e Millosheviqit 1987-2014,

-Duhet kërkuar shfuqizimin e Asociacionit

  • Duhet kërkuar Trashëgiminë Kultutore Ortodokse shqiptare dhe objektet kishtare,
  • Duhet kërkuar nga Mali i Zi të na i kthej rreth 8300ha tokë dhe Maqedonia e Veriut të na i kthej afër 5000ha,etj,.

Literatura:

-Robert d’Angely-Enigma Toena,1998 Tiranë

-Qemal Lame-Dardania Shqiptarët do të bashkohen Tiranë 2022

-Musa Gashi-Disa fakte mbi Kosovën

Logos-Shkup 1997

-Komiteti i Helsinkit për të drajtat e njeriut në Serbi

Komuniteti Serb në Kosovë

Qershor 2012

-Robert D. Ebel dhe Gabor Peteri Libër Udhëzues mbi Decentralizimin në Kosovë-Prishtinë 2007

-Minoritetet: E tashmja dhe e ardhmja Raport i GSHDNJ e pakicave në Shqipëri. Bot. Kanun-Tiranë,2003

InForCulture

Recent Posts

Përcaktimi i degës së Thaçit të Iballes, lidhja e Galicës me Prekazin, dhe risi të tjera nën E-V13>PH2180

Projekti Rrenjet Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe…

17 hours ago

Në kurthin e Serbisë: Kur Aristidh Kola çirrte maskën propagandistike të “vëllazërisë greko-serbe”

Në vitin 1995, kur pluhuri i luftërave në ish-Jugosllavi ende nuk kishte rënë dhe makineria…

18 hours ago

Historia e vërtetë e trungut familjar të Vëllezërve Frashëri!

Nga Kastriot Bezati Frashëri, vendlindja e Vëllezërve Frashëri, Abdylit, Naimit dhe Samiut, ka qenë dhe…

19 hours ago

Sinan Pasha (Lumjani/Kukësiani(1506-1596), Pesë herë Kryevezir/Sadrazam/Kryeminister

...i njohur edhe si Koca Sinani (Sinani i Madh), lindi në Topojan të Lumës/Kukesit Sinan…

19 hours ago

Këto janë metodat më të thjeshta për pastrimin e atleteve të bardha, përgatitini ato për mot të ngrohtë

    Atletet e bardha janë një klasik mode që shkon me pothuajse të gjitha…

2 days ago

Pse trajtimet kundër kancerit nuk funksionojnë njësoj për të gjithë pacientët?

  Një studim i ri shkencor mund të shpjegojë një nga misteret më të mëdha…

2 days ago