Kompania SpaceX e Elon Musk ka kryer një provë të rëndësishme në sistemin e saj të ri gjigand të raketave, Starship.
Inxhinierët dirigjuan ‘zjarrin statik’ ose ndryshe ndezjen e njëkohësishme të 31 nga 33 motorët në bazën e segmentit të poshtëm të raketës. Ndezja zgjati vetëm disa sekonda dhe gjithçka ishte vidhosur në vend për të parandaluar lëvizjet.
Starship do të bëhet sistemi operacional më i fuqishëm në histori i raketave kur të bëjë fluturimin e saj të parë. Kjo mund të ndodhë në javët në vazhdim, nëse SpaceX do të jetë i kënaqur me rezultatin e së enjtes.
Në Twitter, Musk sqaron se ekipi fiku një prej motorëve përpara provës dhe një tjetër u fik vetë, duke lënë vetëm 31 prej tyre në punë. Por, shton ai, “janë mjaftueshëm motorë për të arritur në orbitë”.
Prova e zjarrit statik u zhvillua në qendrën e SpaceX në Boca Chica, në kufirin midis Teksasit dhe Meksikës./tvklan.al
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…