<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: ARTLETËRSI

Edgar Allan Poe: Nevoja për shkrime të përgjakshme

Daut Dauti

Filmi ‘The Raven’ (Korbi apo Korba), që nga titulli shihet se ka të bëjë me poetin dhe shkrimtarin e famshëm dhe gjenial amerikan, Edgar Allan Poe (1809 – 1849). Regjinë e ka bërë James McTeigue sipas skenarit të Hannah Shakespeare dhe Ben Livingston. Rolin e Edgar Alan Poe- e luan John Cusack kurse në rolet tjera kryesore janë Luke Evans (detektivi), Alice Eve (Emilly Hamilton), etj.

Ngjarja fillon me një vrasje makabre që hulumtohet nga policia e Baltimore-it. Pastaj vazhdon tregimi me elemente të krimit ku policia ka të bëjë me një vrasës serik. Në hulumtim të vrasësit angazhohet edhe Allan Poe, fillimisht si i dyshuar e pastaj si ndihmës i policisë për kapjen e vrasësit. Kjo gjë bëhet për arsye se njerëzit vriten sipas skenareve të tregimeve të botuara të Allan Poe-s. Poeti ka edhe një arsye për angazhim për shkak se rrëmbehet e fejuara e tij, Emilly Hamilton, dhe mbahet peng për t’u vrarë e fundit që do të ishte ndër vrasjet serike më makabre.

Natyrisht që ngjarja është fiktive, por mënyra e shtjellimit të temës është mbresëlënëse. Skenaristët e kanë ndërtuar tregimin sipas efektit të veprës dhe jetës së Allan Poe-s. Jeta e poetit dhe shkrimtarit në fjalë ka qenë e vështirë ashtu siç paraqitet në film. Në realitet, Poe nuk ka qenë i fejuar sikur në film, por ka qenë i martuar me Virginia Clemm, e cila ishte 13 vjeçare dhe kusherira e tij e parë.

Skenaristët dhe regjisori kanë vënë në pah edhe vështirësitë tjera duke paraqitur në skenë problemet e atyre që në atë kohë janë marrë me shkrime dhe problemin e botimeve. Allan Poe ka qenë shkrimtari i parë amerikan që jetonte nga paratë që i fitonte nga shkrimet. Por, ato para nuk kanë qenë të mjaftueshme edhe për shkak të stilit të jetës që e ai e bënte duke harxhuar në bixhoz dhe alkool.

Poe ishte i pari, të paktën në Amerikë, që bëri me dije për rrugën jo të mirë që e ndiqnin botuesit e atëhershëm të gazetave. Shkrimet e tija në formë të tregimeve, recenzioneve dhe kritikave, edhepse përmbanin elemente të një gjeniu, nuk botoheshin. Edhe në këtë film paraqitet rasti kur Poe fjaloset rëndë me redaktorin e ‘Baltimore Patriot’, cili nuk ia boton recenzionet dhe kritikat.

‘Pse po ia boton shkrimet Longfellow-it?’ – e pyet Poe redaktorin. Poe e konsideronte Longfellow-in si shkrimtar të dorës së tretë. Poe e dinte veten se ishte shkrimtar dhe poet i pashoq.

‘Po ia botojmë shkrimet Longellow-it për shkak se njerëzit dëshirojnë të lexojnë atë që shkruan ai’ – është përgjegja e redaktorit.

‘Njerëzit lexojnë gjepura për shkak se ju [gazeta] i keni mësuar kështu’ – është kundër përgjigjja e Poes.

Kjo është një e vertetë, të cilën që atëherë e ka theksuar Poe e që ka vazhduar deri në ditën e sotme. Madje, sot nevoja për shkrime të kota apo gjepura është stërfishuar për shkak se lexuesi është trajnuar që t’i lexoj.

‘Shkruaj diçka të përgjakshme dhe t’i botojmë’ – është porosia e redaktorit për Allan Poe-n.

Dhe, Allan Poe ishte i detyruar të shkruante tregime të përgjakshme për të mbijetuar. Por, ai, me stilin e tij të fuqishëm i trajtonte edhe temat e përgjakshme dhe të errëta si askush tjetër. Nga kjo, Poe u bë qendra e shkrimtarit amerikan dhe poetit botëror. Në letërsi, pos tjerash, e themeloi romanin e zhanrit kriminalistik kurse në poezi e zgjeroi kufirin e kësaj fushe.

Për fat të keq, Poe ka vdekur në moshën 40 vjeçare, por jo nga helmimi siç paraqitet në film. Ata që kanë kontribuar shumë në këtë botë, kanë vdekur në moshë të re.

Sidoqoftë, ky film (The Raven), sikur edhe më i riu ‘The pale blue eye’, por edhe disa tjerë, kanë bërë me dije se Poe vazhdimisht qëndron në mendjen e imagjinatës së kinematografisë, e cila në një mënyrë edhe është duke e nderuar këtë shkrimtar të madh.

InForCulture

Recent Posts

Nëse vuani nga diabeti, bëni kujdes me këto ushqime

    Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…

1 hour ago

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

    Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…

1 day ago

Disa veti të sodës bikarboni që nuk i keni ditur

    Vetitë tjera të sodës bikarbonat Sigurisht që e keni në një kuti në…

1 day ago

A e dini se qepa e kuqe parandalon këtë problem që e kemi shumica

    Maska që ju ndihmon të keni flokë të shëndetshëm. Flokët e hollë dhe që këputen…

1 day ago

Simptomat që tregojnë se vuani nga depresioni

    Depresioni nuk manifestohet te të gjithë njerëzit në mënyrë të njëjtë. Përveç simptomave…

1 day ago

“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

    Media spanjolle “Skyscanner” e ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve më të lira…

1 day ago