<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Misteri i llambës që rri ndezur që nga viti 1901

Stacioni i zjarrfikëses Livermore në Kaliforni është bërë sot një atraksion turistik. Çdo vit qindra njerëz kuriozë kalojnë në qytet për të parë llambën e njohur me emrin ‘Centennial Light’ e cila është ndezur në vitin 1901 dhe është fikur vetëm katër herë për shkak të rinovimeve.

Origjina e llambës

Në 1971 një gazetar lokal Mike Dunstan u interesua për llambën. Të gjithë zjarrfikësit pohuan se ajo nuk ishte fikur kurrë. Përmes intervistave dhe konsultimit me arkivat, Dunstan arriti në përfundmin se llamba ishte ndezur që nga viti 1901 dhe se llamba ishte një dhuratë nga biznesmeni Dennis F. Bernal për stacionin e zjarrfikëses.

Prodhuesi i saj është Kompania Elektrike Shelby, ku një inxhinier francez, Adolphe Alexandre Chaillet , kishte ardhur për të punuar në 1896. Chaillet dinte si të përmirësonte efikasitetin dhe jetën e llambave inkandeshente. Sidoqoftë, kjo teknikë nuk i bindi kompanitë , të cilat preferuan të bënin llamba me një datë skadimi, mundësisht nën një mijë orë pune për të shitur më shumë. Në vend të kësaj, ‘Centennial Light’ ka punuar për më shumë se një milion orë.

Cili është sekreti i saj?

Ka disa teori që shpjegojnë pse llamba e prodhuar nga Chaillet ka qenë në gjendje të mbijetojë kaq gjatë. Disa pretendojnë se llamba është rezultat i një procesi unik dhe sekret. Të tjerë besojnë se meqenëse është ndezur dhe fikur shumë pak, ka prodhuar një djegie shumë më të ngadaltë që e ka parandaluar atë të shkrihet. Ndërsa së fundmi, ka nga ata që besojnë se jetëgjatësia e tij është për shkak të faktit se është prodhuar me dorë , me shumë më tepër kujdes. Për shkak të jetëgjatësisë së saj, llamba është futur në Librin e Rekordeve Guinness.

InForCulture

Recent Posts

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…

8 hours ago

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

8 hours ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

9 hours ago

Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi

Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…

9 hours ago

Burra shqiptarë të Ibaracit pranë Rozhajës, dëshmi historike nga viti 1924

Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…

10 hours ago

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…

10 hours ago