Një gjeofizikan i Kolegjit Imperial në Londër ka ngritur alarmin se vullkani nënujor në Santorini të Greqisë, i quajtur “Kolumbo”, rrezikon që të aktivizohet.
Sipas shkencëtarit Kagetan Krapkiewicz, kërcënimi nga aktivizimi i këtij vullkani është serioz dhe i bën thirrje shkencëtarëve grekë që të marrin masa dhe të instalojnë pajisje në ishullin e Santorinit për të matur në kohë reale se kur mund të ndodhë një shpërthim.
Megjithatë, sipas tij, rreziku nuk është i menjëhershëm.
Ky vullkan nënujor ka shpërthyer për herë të fundit në vitin 1650 duke lënë të vdekur rreth 70 persona për shkak të helmimit nga gazi i çliruar. Shpërthimi ndodhi nga akumulimi i magmës në një thellësi 3-4 kilometra nën shtratin e detit. /tvklan.al
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…