Teleskopi James Webb i NASA-s ka mundur të regjistrojë pamje të pabesueshme të një asteroidi me unazë që ndodhet më shumë se 2 miliardë milje larg planetit tonë.
Chariklo është një centaur, një trup qiellor hibrid që duket si asteroid, por sillet si kometë, ka një diametër prej 250 km dhe unazat e tij orbitojnë në një largësi prej 400 km prej tij.
Chariklo është pikasur që në vitin 1977, por tërhoqi vëmendjen e astronomëve kur kaloi përpara një ylli të largët dhe u vu re se kishte dy unaza të ngushta e të dendura. Kështu u njoh si rupi i pestë qiellor me këtë veçori, së bashku me Saturnin, Jupiterin, Uranin dhe Neptunin.
Ekipi i astronomëve provoi një metodë të re për të parë Chariklo, me të cilën mundën të shihnin qartazi unazat e tij dhe vërtetuan saktësinë e vëzhgimit të tyre. Mendohet se përbërja e unazave është një kombinim i atomeve të ujit të akullt dhe materies së errët.
“Cilësia e spektrit të Webb zbuloi për herë të parë praninë e akullit kristalor. Duke qenë se atomet me energji të lartë shndërrojnë akullin nga gjendja kristalore në amorfe, vërejtja e akullit kristalor tregon që sistemi i Chariklo kalon vazhdimisht mikro-përplasje që ose ekspozojnë këtë material ose nxisin procesin e kristalizimit”, shpjeguan shkencëtarët.
Sipas tyre, pjesa më e madhe e dritës së reflektuar vjen nga vetë Chariklo. Zona e vëzhguar e unazës mendohet të jetë vetëm një e pesta e trupit qiellor./tvklan.al
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…