<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

​430 vjet nga nisja e gjykimit ndaj dijetarit Giordano Bruno

Më 27 janar 1593, në Vatikan hapet gjyqi kundër dijetarit Giordano Bruno, murg, filozof, matematikan, poet dhe astrolog.

Teoritë e tij kozmologjike shkojnë përtej modelit Kopernikan. Më të dukshmet prej tyre ishin teoritë e tij për universin e pafund dhe shumësinë e botëve, në të cilat ai hodhi poshtë astronominë tradicionale gjeocentrike (me qendër në Tokë) dhe në mënyrë intuitive shkoi përtej teorisë heliocentrike të Kopernikut (me qendër Diellin), e cila ende ruante një kufi të caktuar me një sferë yjesh të palëvizshëm në univers.

Bruno propozoi saktë se Dielli ishte vetëm thjesht një tjetër yll që lëviz në hapësirë, dhe pohoi gjithashtu se universi përmbante një numër të pafund botësh të banuara nga qenie inteligjente.

Gjatë periudhës shtatëvjeçare të gjyqit, Bruno fillimisht zhvilloi linjën e tij të mëparshme mbrojtëse, duke mohuar çdo interes të veçantë për çështjet teologjike dhe duke ripohuar karakterin filozofik të spekulimeve të tij.

Ky dallim nuk i kënaqi inkuizitorët, të cilët kërkuan një tërheqje të pakushtëzuar të teorive të tij.

Bruno më pas bëri një përpjekje të dëshpëruar për të demonstruar se pikëpamjet e tij nuk ishin të papajtueshme me konceptin e krishterë të Zotit dhe krijimit.

Inkuizitorët hodhën poshtë argumentet e tij dhe e kërkuan atë për një tërheqje formale.

Bruno më në fund deklaroi se nuk kishte asgjë për të tërhequr dhe se as nuk e dinte se çfarë pritej të tërhiqte. Në atë moment, Papa Klementi VIII urdhëroi që ai të dënohej si një heretik i pa penduar.

Më 8 shkurt 1600, kur iu lexua zyrtarisht dënimi me vdekje, ai iu drejtua gjyqtarëve të tij, duke thënë: “Ndoshta frika juaj për të gjykuar mua është më e madhe se frika ime për ta marrë atë”.

Jo shumë kohë më vonë, ai u çua në Campo de’ Fiori dhe e dogjën të gjallë.

InForCulture

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

1 day ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

1 day ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

1 day ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

1 day ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

1 day ago