<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Studiuesi i njohur: Alfabeti shqiptar dhe ai grek kanë prejardhje të njëjtë, por cili është e pari?

Gjuha shqipe, siç është përmendur nga Konica.al një artikull të mëparshëm, është shkruar shumë kohë para dokumentit të parë në gjuhën shqipe.

Studiues të shumtë janë marrë me të duke konkluduar në përfundime të ndryshme. Por, studiuesi dhe albanologu i njohur G. fon Hahn harton një tezë të veçantë mbi gjuhën shqipe dhe prejardhjen e saj.

Sipas tij, gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e pellazgëve e cila shkruhej me një alfabet me 52 shenja.
Duke studiuar këtë alfabet i cili gjendet në disa fragmente të ungjijve që janë gjetur në qytetin e Elbasanit, Hahn parashtron një pyetje: “A është ky alfabet i vjetër apo i ri?”.

Përgjigjja që ai i jep kësaj pyetje bashkë me argumentimin përkatës jepet në librin “Popullsia, gjuha dhe letërsia shqiptare” me autor Gaetano Petrotta:

Ky alfabet, paraadhës i alfabetit të tanishëm të shqipes, është monument i gjuhës pellazgjike e cila bashkë me atë greke janë zhvilluar nga fenikishtja.

Po sipas Hahn, ky alfabet nuk kishte një përhapje të gjerë në trojet shqiptare.

Sipas tij, Në Durrës dhe në Shkodër është njëlloj i panjohur, ashtu si në tërë Toskërinë (Epirin); vetëm në qytetin e afërt të Beratit duket të jetë përdorur aty këtu.

Në Elbasan, për më tepër ky alfabet kufizohet në përdorimin kishtar; ai përdoret gjithashtu nga shumë tregtarë në letërkëmbimet e tyre me bashkëkombasit që janë larg.

Alfabeti i përmendur, po sipas Hahn, përdoret për herë të parë nga një mësues me emrin Teodor i cili ishte edhe predikues i krishtërimit në qytet.

Githashtu ishte i pari përkthyes i dy Testamenteve të Biblës, por gjithë letrat dhe punimet e tij u dogjën pas ʋɖeƙjes së tij nga ɱưɾʈɑjɑ, me fɾìƙȅɳ se ato mund të mbartnin ìɳfeƙsìȯɳìɳ.

Duke u nisur nga përhapja e kufizuar e alfabetit, nga preukopimet gjuhësore të mjeshtrit Teodor, i cili për më tepër ishte burrë mjaft i dijshëm, dhe nga mungesa e plotë e njoftimeve që duhet të vinin prej tjetërkah për të, studiuesi Petrotta konkludon se i pari që krijoi këtë alfabet duke trajtësuar atë grek dhe atë fenikas, ka qenë pikërisht Teodori.

Ai e futi këtë alfabet në shkollën që hapi vetë dhe ku dha mësim po vetë, me qëllimin për të liruar gjuhën shqipe nga nevoja për të përdorur dy alfabete, atë latin në veri dhe atë grek në jug, duke besuar se do të kontibonte në emancipimin politik të shqiptarëve dhe bashkimin kombëtar të tyre nëpërmjet një alfabeti të njësuar.

I këtij mendimi ishte edhe gjuhëtari i njohur gjerman, Gustav Majer i cili shkruan: “Mësuesi ortodoks, emri i të cilit lidhet me traditën, duhet të mendohet sipas gjasave autori i tij [alfabetit].”

InForCulture

Recent Posts

Sekreti pas lotëve të lumturisë që shumica nuk e dinë

  Të qarit shpesh shoqërohet me emocione si zemërimi, frustrimi ose trishtimi. Kur mendoni për…

60 minutes ago

‘Zgjedhjet’ në kosheren e bletëve: Si i kurorëzojnë bletët mbretëreshat e tyre

  Për dekada me radhë, shkencëtarët besonin se një bletë mbretëreshë formohej pothuajse tërësisht nga…

1 hour ago

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

    Qyteti Bolzano në veri të Italisë ka regjistruar natën më të nxehtë të qershorit…

2 hours ago

Ushqimet që prishen më shpejt në verë: Një gabim mund të çojë në helmim nga ushqimi

    Temperaturat e larta të verës krijojnë kushte ideale për shumëzimin e baktereve në…

2 hours ago

Nuk mund të flesh për shkak të vapës? Një truk me peshqir mund ta freskojë dhomën

  Në netët e nxehta të verës, kur temperaturat mbeten të larta edhe pas perëndimit…

2 hours ago

Çfarë lloj valixhesh humbasin më shpesh në aeroporte?

  Në radhën e marrjes së bagazheve në aeroporte, shpesh mund të shihni shumë valixhe…

2 hours ago