<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Beteja e Prevezës (Nicopolisit) 1798. Si “laheshin hesapet” e fuqive të mëdha me gjak shqiptarësh

Preveza, si zotërimet e tjera të Republikës Veneciane në Shqipëri dhe Greqi, u shpërbë dhe Napoleon Bonaparti synoi ta pushtonte. 280 ushtarë francezë u dërguan në Prevezë nën komandën e gjeneralit La Salchette. Populli i Prevezës mirëpriti trupat franceze. Megjithatë, Bonaparti e përqendroi vëmendjen e tij në një drejtim tjetër, duke nisur fushatën franceze në Egjipt dhe Siri, duke e vendosur Francën në luftë me Perandorinë Osmane dhe duke mos menduar pak për fatin e garnizonit të vogël të Prevezës, të ekspozuar në skaj të territorit osman. Në tetor 1798, guvernatori lokal osman Ali Pashë Tepelena, me ambicie të mëdha për t’u bërë sundimtar gjysmë i pavarur, dhe në aleancë të dokumentuar me anglezët armiqtë e francezëve, sulmoi Prevezën me një forcë dërrmuese. Më 12 tetor 1798, 7000 trupat shqiptare të Ali Pashës pushtuan plotësisht 280 trupave francezë dhe aleatët e tyre vendas, 100 roje prevezane dhe 60 luftëtarë suliot (mercenarë) nën kapiten Kristaq Kallogjeri (vjehrri i Marko Boçarit).

Vendosja e një garnizoni të vogël francez në qytetin e dikurshëm të Prevezës, të sunduar nga venecianë, në skaj të territorit osman, doli i paqëndrueshëm dhe pati rezultate katastrofike për ushtarët francezë dhe banorët e qytetit. Gjatë dy ditëve në vijim, 13–14 tetor 1798, një masakër e madhe e trupave franceze dhe popullsisë vendase që mbronte qytetin u zhvillua në Prevezë dhe Port Salaora, në Gjirin Ambrak, duke filluar përpara se Ali Pasha të hynte në Prevezë më 13 tetor, por duke vazhduar edhe në praninë e tij. Më 14 tetor, Ali Pasha u bëri thirrje qytetarëve të Prevezës që ishin arratisur në malet e Akarnanit të ktheheshin në qytet dhe deklaroi se nuk do të ishin në rrezik. Megjithatë, pas kthimit të tyre, 170 prej tyre u ekzekutuan me shpatë në Portin e Salaora. Preveza nga viti 1798 deri në vitin 1820 ishte nën sundimin e gjysëm të pavarur Ali Pashë Tepelenës.

Kështu “laheshin hesapet” e fuqive të mëdha me gjak shqiptar. Dhe për t’i vën kapak padrejtësive shteruese, shteti i ri Grek, formuar më 1830-ën, i dha ngjyra nacionaliste interpretimit të kësaj ngjarje, duke i quajtur turq shqiptarët në shërbim të Ali Pashait dhe grek shqiptarët në shërbim të bamirësve të tyre ndërkombëtar, Francës.

Pikturat nga Felician Myrbach (1853-1940)

The battle of Nicopoli(Preveza),Albania. October 1798 by Felician Myrbach. Ali Pasha Tepelena in front of the army of Napoleone Bonaparte.
French soldiers and Prevezan workers dig the trench north of the Roman Walls of Nicopolis, before the 1798 battle of Nicopolis.
Lieutenant Richemont shakes down an Albanian horseman, during the battle of Nicopolis, in October 1798.
InForCulture

Recent Posts

Ja pse duhet të hani një mollë para gjumit…

Ngrënia e një molle para gjumit ose si një vakt i lehtë në mbrëmje mund t’ju…

5 minutes ago

Pse nuk duhet ta pini asnjëherë ujin që keni harruar brenda në makinë?

    Një zakon i thjeshtë që shumë njerëz e neglizhojnë është lënia e një…

11 minutes ago

Çfarë është ishemia cerebrale? Simptomat dhe si ta dallojmë në kohë

    Goditja në tru është një urgjencë mjekësore që ndodh kur furnizimi me gjak…

21 minutes ago

A duhet të shmangin kafenë personat me grupin e gjakut zero? Çfarë thotë shkenca

    A duhet të shmangin kafenë personat me grupin e gjakut zero? Një teori…

26 minutes ago

Nëse ju nxehet telefoni, ja çfarë duhet të bëni

    Nxehtësia e telefonit është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo, sidomos gjatë…

6 hours ago

Një mënyrë e thjeshtë për ta shkrirë frigoriferin – dhe dy gabime që mund t’ju kushtojnë shtrenjtë

    Një enë me ujë të ngrohtë mund ta bëjë punën më lehtë, ndërsa…

6 hours ago