Dallimi midis orizit kafe dhe orizit të bardhë është se orizi kafe është në formën e tij të papërpunuar, kokërr të plotë
Ditëve të sotme shumë shpesh hasim në artikuj që na tregojnë se si orizi i papërpunuar është i shëndetshëm për ne.
Orizi i kaftë është i përsosur për shëndetin tonë sepse është i mbushur me nutrientë dhe fibra, e gjithashtu nuk përmban gluten, transmeton Telegrafi.
Por, a e keni ditur se orizi i kaftë është më i shëndetshëm sesa i bardhi?
Që të dy llojet e orizit fillimisht fillojnë si oriz i kaftë. Pasi të përpunohet orizi i kaftë, ai bëhet i bardhë.
Fatkeqësisht, gjatë këtij procesi hiqen shumica e fibrave, mineraleve dhe vitaminave.
P.sh., 100 gramë oriz të kaftë përmbajnë katërfish më shumë fibra sesa 100 gramë oriz të bardhë.
Reklama
Fibrat janë të rëndësishme sepse ju mbajnë të ngopur për periudha më të gjata kohore, i zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit, si dhe i zvogëlojnë nivelet e kolesterinës.
Por vlen të ceket se orizi i kaftë përmban më shumë kalori sesa ai i bardhi. /Telegrafi/
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…