Kalendari historik i sotëm ndalon në një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, 555 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.: “Ajo që është midis poetëve Shakespeare, të oratorëve Fox, të komandantëve Napoléon, ky është Skënderbeu në mesin e trimave trim i vërtetë”; “Kur Europa dridhej […], skifteri arbëror nuk dinte se çfarë ishte disfata, çfarë ishte robëria, çfarë ishte frika”!
Kështu ka shkruar Ferdinand (Ferdo) Maksimilian pl. Šišić (1869 – 1940), një nga themeluesit e historiografisë moderne kroate, në parathënien e studimit të tij të famshëm kushtuar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në vitin 1901. Dorëshkrimi i këtij studimi ruhet në koleksionet e Arkivit të Akademisë (HAZU), Zagreb.
Konstatimet e shprehura nga historiani i madh kroat mund të merren njëkohësisht edhe si përgjigje ndaj disa historianëve serbë dhe grekë, të cilët nga gjysma e dytë e shekullit XIX e këndej trumbetuan me zë të lartë kundër historisë shqiptare në përgjithësi dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në veçanti. Në këtë kontekst shkruan edhe për origjinën e Skënderbeut duke thekësuar se, ngatërresat kanë nisur me kronikën e Kostadin Muzakës (Musachi), i cili nënën e Heroit e quante tribale. Mirëpo, sipas studiuesit Šišić, Muzaka nuk kishte të drejtë, meqë këtë e bën me qëllim për të nëpërkëmbur rëndësinë historike të Skënderbeut karshi familjës Muzaka. Nuk kishte të drejtë as ndonjë historian tjetër, që duke iu referuar Muzakës, ngatërrojnë konceptet etnike të shfaqura në periudhën e Humanizmit dhe Rilindjes. Për të mbështetur tezën e tij për origjinën arbërore të Skënderbeut, historiani kroat Šišić i referohet edhe njohësit më të mirë të rrethanave historike në Ballkan, historianit me origjinë çeke, prof. Konstantin Jireček! /Trungu & InforCulture.info
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…
Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex, një telefon inteligjent të…
Një shoqatë shpëtimi kafshësh në Florida, tha se një mace 6-vjeçare iu nënshtrua një…