<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Gazeta “Kosova” (1941) për shqiptarët e Peshterit(Foto)

Jemi kah mendojmë kangët kombëtare shqiptare të fushës së Peshterrit të Jeni Pazarit, të cilat bariu shqiptar, që përpos gjuhës shqiptare nuk din asnjë gjuhë tjetër, duke kullotë delet e tija, i shpërndanë me anën e valëve të ajrit duke i frye fyellit të tij me të gjithë forcën e mushknive.


“O ti bari, që i bije fyellit, n’atë të Peshterit fort të dashtun, përsërite edhe njëherë kangën e Skenderbeut me gjithë gulçmin e shpirtit t’andë, dhe njehi nji nga nji të gjithë nenet e kanunit të Lekës, që edhe sot n’at anë janë në zbatim.
Bari! Ti je shqiptar dhe na ty të duem, na nuk i harrojmë kurrë burrat për atdhe të herojëve të katundeve tuaj, si Hysen Boshkoviç, Feriz Sallki e të tjerë, tash ma neve na ka ardhë dita e bashkimit t’onë me ju.
Bari ktheja grykën fyellit kah Tirana dhe kah Shkodra dhe fryej atij me gjithë gulçimin e zemres; por jo ma me atë melodi ngushëlluese e mallëngjyese që je mësue me i fry deri më sot, sepse sot prej teje duem nji melodi të nji kange të re!
…Na po vijmë ku je sepse dhanë besën me ardhë e me ju shpetue.
Bjeri, pra, bari, bjeri fyellit, nuk je ma bonjak sepse pak kilometra mbas shpinës tande, ka nji kufi shqiptar, nji Qeveri Shqiptare.
Qe par, po vijmë ku je që jeni kah na kërkonim anën e fërshëllimave të ernave dhe gurgullimeve të lumejve të juaj. Shpirti i atyne dëshmorëve që ranë për shpëtimin e Jeni Pazarit dhe të Kolloshinit le të rrijë i qetë, sepse na pa ju nuk duem të rrojmë ma. Ju sigurojmë se vorret e juaja nuk kanë për t’u shkelun ma prej thundrës s’anmikut.”
foto: OVG038: Crossing the Peshter mountains southwest of Novi Pazar (Photo: Major Spaits 1912)
Shkëputur nga Libri: Aqif Blyta: kolosi i Pazarit të Ri
Author Ismet Azizi

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj?

  Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…

16 hours ago

Ky mund të jetë kalendari më i vjetër, ja çfarë tregon

  Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…

17 hours ago

Zbulohet misteri i cunamit që bëri Tokën të vibronte për 9 ditë

  E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…

17 hours ago

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

  Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…

18 hours ago

Sëmundjet që shkakton lagështira në shtëpi

  Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…

18 hours ago

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

2 days ago