NGA AURENC BEBJA (FRANCË)
“Comoedia” ka botuar, të martën e 20 shtatorit 1927, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vizitën e gazetarit francez tek Aleksandër Moisiu në Firence, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Letër nga Austria
Tek Aleksandër Moisiu para ardhjes në Paris
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Vjenë, shtator.
(Nga një prej korrespondentëve tanë)
Ne e dimë që aktori i madh austriak Aleksandër Moisi, i cili do të vinte pranverën e kaluar për të luajtur në gjermanisht në Paris, shtyu këtë vizitë për arsyet që i kemi shpjeguar.
Megjithatë shfaqjet e Aleksandër Moisiut do të zhvillohen, nga date 8 deri në 20 tetor, në “Théâtre de l’Atelier”, pasi z. Moisi dëshiroi të mbante premtimin e dhënë ndaj z. Charles Dullin. Aktori i madh do të luajë në gjermanisht “Kufomën e gjallë” dhe “Othellon”; Aktualisht, ai po përgatitet për këtë udhëtim në Paris, të cilit i kushton rëndësinë më të madhe.
Unë arrita të kaloj disa momente me të në vilën e Firences që ai zotëron në periferi. Kjo vilë ngrihet mbi një kodër, e rrethuar nga një park me pemë njëqind vjeçare, i cili shtrihet në tarracë drejt një lugine të gjelbër. Disa pjergulla, shkurre, përreth vaska fildishi dhe lule kudo : trëndafila mëllagë dhe dahlias. Endemi me kënaqësi në këtë kopsht ëndrrash, i mbyllur nga mure të larta dhe rreth të cilit mundohen me pamundësi ta adhurojnë admiruesit të ndaluar nga një udhëzim i rreptë.
Ky banim i qetë dhe përrallor, që fle në diell, u krijua për aktorin e madh, në mënyrë që ai të gjente një ndalesë aty pas etheve të jetës teatrale. Gjithçka është qetësi dhe bukuri. Në dhomat e mëdha shoh, mbi qilimat orientalë, tavolina të ulëta dhe gotat kristalit të tejmbushura me frutat e panumërta të pemishteve fqinje.
Disa tufa lulesh kurorëzojnë vazot e Italisë me linja të pastra. Në sfondin e një perspektive, një Budë ëndërron dhe, jo shumë larg, qëndron ikona hieratike e Krishtit.
E tillë m’u shfaq, gjatë një prej mungesave të tij, banesa e aktorit të shkathët me sy ngjyrë kafe (gështenjë), të këtij njeriu, zëri i të cilit është nga më tërheqësit që ekziston dhe që ngjall personazhet e Rilindjes me një kompleks shqetësues.
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…