Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Historia e rrethimit të Shkodrës që tronditi edhe Isabellën e Spanjës

Një nga qytetet që është kërkuar më shumë dhe që ndër shekuj ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm është pikërisht Shkodra, qyteti verior i betejave të forta.

Nëse e shohim Shkodrën që në antikitet, kemi për të kuptuar shumë më mirë edhe arsyen se pse ajo ka qenë kaq e kërkuar nga forcat më të mëdha të kohës siç ka qenë Vendiku apo më vonë edhe Perandoria Osmane. Goditja më e madhe që ky vend ka marrë kanë qenë dy rrethimet e saj nga Perandoria më e madhe e kohës,  ajo Osmane.

Si fillim le të shpjegojmë dhe hedhim një sy rrethimit të parë të saj, çfarë ka ndodhur dhe dështimet e pësuara.

Shkodra ishte një nga kështjellat më të rëndësishme të Shqipërisë nga ato që kishin mbetur akoma pa u pushtuar nga turqit, por njëkohësisht një nga më të mbrojturat si nga natyra, ashtu edhe nga dora e njeriut.

Pas zotërimit të kësaj kështjelle dhe të krejt Shqipërisë, turqit do t´i kishin duart të lira për t´u hedhur në bregun tjetër të Adriatikut për të pushtuar Italinë.
Sulme spontane kundër qytetit të Shkodrës ishin bërë shpesh nga turqit, por rrethimi i parë iu vu në maj të vitit 1474. Për pushtimin e Shkodrës u dërgua bejlerbeu i Rumelisë, Sulejman Pasha, me një ushtri prej 80.000 vetësh dhe me 1.000 gamile të ngarkuara me bronz.

Popullsia e fushës ishte strehuar në vende të mbrojtura, ndërsa në qytet ndodheshin 6.000 banorë në numrin e të cilëve përfshihej dhe garnizoni prej 2.000 lu.ftëtarësh.

InForCulture

Recent Posts

Vendi ku çdo 3 minuta vdes një person në aksident rrugor

  Çdo mëngjes, faqet e gazetave mbushen me lajme për aksidente rrugore tragjike: autobusë pasagjerësh…

3 days ago

“Thirrja”, një sukses tjetër i madh i filmit kosovar në arenën ndërkombëtare

  Nje sukses tjeter i madh i filmit kosovar ne Arenen Nderkombetare. Filmi i shkurter…

3 days ago

Kali: Historiku i zbutjes dhe përdorimit nga njerëzit nga antikiteti deri më sot

Kali ka qenë një nga kafshët më të rëndësishme për zhvillimin e qytetërimit njerëzor. I…

3 days ago

Mas.akra në Kishën e Kodrës ne Hormovë, ushtria greke në bashkëpunim me shqipfolësit mas.akruan mbi 500 shqiptarë

NGA: SYLEJMAN MORINA Masakra në Kishën e Kodrës ne Hormovë , ushtria pushtuse kanibalistat Greke…

3 days ago

Otomanët dhe arabët

Nga: Daut Dauti Kundër Perandorisë Otomane, para sauditëve, janë ngritur jemenasit e më vonë edhe…

4 days ago

Rrufetë e vogla të krijuara nga pikat e ujit mund të kenë nisur jetën në tokë

  Arti dhe letërsia shpesh e kanë paraqitur krijimin e jetës me momente të mëdha…

5 days ago