<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Varrezat, ku të gjallët dhe të vdekurit mund të bashkëjetojnë

Varrezat Père, Lachaise në Paris, ku ndër të tjera ndodhen varret e Oscar WQilde, Jim Morrison, Edith Piaf dhe shumë idhuj të tjerë artistikë, është bërë një destinacion popullor turistik dhe strehë e kafshëve të egra.

Në varrezat, të vendosura midis rrugëve të frekuentuara në kryeqytetin francez, mund të dëgjohen gjethet e thata që shushurijnë, dafina të dendura dhe të shohin kafshë, si papagajtë që ulen në gjethe, si dhe dhelprat dhe bufat.

Varreza njihet si vendprehja e artistëve të njohur, por vitet e fundit, megjithatë, është kthyer në një strehë për florën dhe faunën e qytetit.

“Natyra po merr atë që i takon asaj,” u shpreh Benois Gallot, përgjegjës për mbikëqyrjen e mirëmbajtjes së truallit dhe ndarjes së varrimeve për New York Times.

Një plan dhjetëvjeçar për të hequr gradualisht pesticidet është përgjegjës për kthimin e varrezave në një nga mushkëritë e gjelbra të Parisit, të cilat shpresojnë se do të bëhen më miqësore me klimën përballë temperaturave në rritje.

Ekzistenca e jetës së egër në një vend kushtuar vdekjes shihet si një revolucion i vogël në zakonet e varrezave franceze, ku gjurmët e jetës konsideroheshin si mungesë respekti për të vdekurit.

“Ne kemi bërë një kthesë 180 gradë,” thotë Gallot, duke shtuar se Père-Lachaise është provë se ” të gjallët dhe të vdekurit mund të bashkëjetojnë”.

Varreza prej 110 hektarësh, e hapur në 1804 dhe e emëruar sipas rrëfimtarit të Louis XIV, Reverend François de La Chaise d’Aix, dominon një kodër dhe shikon nga qendra e Parisit. Gurët e varreve të parë janë të veshur me pemë dhe bimë në një mjedis të ngjashëm me parkun.

Me rritjen e reputacionit të varrezave, gjelbërimi u zhduk gjithnjë e më shumë. Fillimisht mbërritën aty eshtrat e supozuara të dramaturgut Moliere dhe poetit Jean de La Fontaine, të transportuara në 1817, dhe i bënë parisienët të donin të varroseshin pranë artistëve të shquar të vdekur.

Sot, aty janë varrosur rreth 1.3 milionë njerëz, përfshirë Proustin, Chopin dhe Sarah Bernhardt, një numër që korrespondon me rreth gjysmën e popullsisë së gjallë të Parisit!

InForCulture

Recent Posts

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

12 hours ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

14 hours ago

Pse u dëbuan kelmendasit nga trojet e tyre! Historia sipas arkivës së Vatikanit. Flet Dom Frrok Zefi!

Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…

15 hours ago

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

3 days ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

3 days ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

3 days ago