<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Zbulojeni çmimin e parfumit më i shtrenjtë në botë

Shtëpia e Clive Christian e parfumeve për 150 vitet e fundit ka furnizuar familjen mbretërore britanike me produkte bukurie.

Tradita që filloi me mbretëreshën Viktoria vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe nuk është rastësi që simbole të ndryshme të monarkisë zbukurojnë shishet e çmuara të shtëpisë.

Këtë herë shtëpia vendosi të hedhë në treg, një parfum që do të kalojë në çmim çdo gjë tjetër në treg. Imperial Majesty është një edicion special i Nr.1, tashmë aroma kryesore e gamës, e cila është e disponueshme në një shishe gjysmë litri. Vetë shishja është prej kristali Baccarat, qafa e shishes është prej ari 18 karatësh dhe në vend të tapës ka një diamant 5 karatësh.

Prodhimi i tij është kufizuar në 10 shishe dhe 5 ose 7 prej tyre janë dorëzuar te pronarët e tyre me fat. Për dërgesën është kujdesur vetë shtëpia e Clive Christian pasi transportohet me një Bentley që kushton pak më pak se parfumi dhe dërgohet privatisht. Pjesa tjetër e shisheve janë në dispozicion të shtëpisë dhe po vizitojnë butikët Clive Christian anembanë botës si pjesë e programit “eat fish eyes”. Parfumi kushton 400,000 euro.

Rikujtojmë, se një kompani amerikane ka nxjerrë në treg një parfum që mban aromë të pazakontë, atë të proshutës. Wright N°100 është prodhuar për të festuar 100-vjetorin e kompanisë dhe kushton rreth 20 dollarë në faqen e internetit Wright100.com. Parfumi është për të dyja gjinitë dhe është krijuar në bashkëpunim me Ann Gottlieb, e cila ka bërë edhe parfume për klientë si Britney Spears, Victoria’s Secret dhe Calvin Klein. Përveç aromës së proshutës, parfumi ka edhe aromë molle dhe druri.

InForCulture

Recent Posts

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

3 hours ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

3 hours ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

1 day ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

1 day ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

1 day ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

1 day ago