Stina e dimrit na bën që të takojmë qenë endacakë çdo ditë.
Megjithatë, lind një problem nëse ata veprojnë armiqësor, shkruan nzoom.biz.
Ekspertët ndanë këshilla se si të mbroheni dhe të parandaloni kafshimet e qenve.
Përpiquni të qëndroni të qetë.
Qentë ndiejnë frikën njerëzore. Nëse keni një agresiv përballë, është e vështirë të qetësoheni. Duhet të ndaloni së bërtituri, duke tundur krahët e s’duhet të ikni. Aktivitete të tilla tradhtojnë frikën dhe nervozizmin, qeni merr sinjal të drejtpërdrejtë për të sulmuar.
Ngadalësoni
Nëse qeni është në rrugën tuaj, ulni shpejtësinë. Kthehuni në anën tjetër e vazhdoni të lëvizni, duke ndjekur qenin me shikim periferik. Do ishte më mirë të ndaloni, të relaksoni krahët përgjatë trupit tuaj. Në këtë mënyrë do të shmangni vëmendjen e kafshës.
Mos e shikoni në sy
Kontakti i drejtpërdrejtë me qenin rrit agresionin e tij. Një pamje e kafshës perceptohet si kërcënim. Qeni duhet parë nga ana, ata kuptojnë se s’jeni një kërcënim, me shumë mundësi do të kalojnë pranë jush.
Shpërqendroni atë
Në situatë si kjo, çdo gjë që keni në dorë ndihmon. Jepni qenit shishen, këpucën a çantën, çdo gjë që kafshon. Në këtë mënyrë mund të largoheni ngadalë, duke shmangur pasojat.
Jepni atij urdhër
Nëse qeni vazhdon të tregojë agresion, kthehuni përballë tij, vazhdoni të shikoni anash e jepni komandën për të shkuar. Është e rëndësishme që zëri të jetë i sigurt në atë moment.
Nuk duhet të kërcënoni apo të bërtisni, komandat efektive janë: “Jo!” dhe “Kthehu!” Pasi qeni t’i dëgjojë, ai do të frikësohet dhe do të largohet mënjanë.
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…