Shpella në fshatin Gumnishtë të Shalës së Bajgorës, një vend mistik i banuar që nga kohërat shumë të lashta

Në fshatin Gumnishtë të Shalës së Bajgorës, në një zonë të lartë dhe të thellë malore, ekziston një shpellë që dyshohet se mund të ketë qenë e banuar ose e shfrytzuar nga njerëzit qysh në periudha shumë të hershme historike. Gjurmët brenda shpellës dhe perreth saj, dëshmojnë se ajo shpellë ka qenë e shfrytzuar nëpër periudha të ndryshme kohore, ku në kohërat më të hershme mund të ketë qenë shfrytëzuar për banim, e më pas si tempull apo faltore por edhe më vonë deri në shekullin XX si vend strehim në raste luftrash dhe rreziqesh të ndryshme.

Brenda mureve natyrore të shpellës në pjesën e sipërme, gjenden disa rrathë të gdhendur në formë të qitur jashtë, që dyshohet se paraqesin simbolin e kultit të diellit. Brenda dhe jashtë shpellës janë hasur shumë copëza të qeramikës, që dyshohet se mund të i përkasin periudhës 100 deri në 400 vjet para erës sonë. Në atë lokalitet, janë hasur edhe pjesë të ndryshme metalike si gozhda dhe pjesë të mjeteve të punës si sharrë që besohet se mund të i përkasin periudhave të mesjetës së hershme. Pra, nga të gjitha gjetjet që janë hasur nga njerëzit në forma të rastësishme, amatore, pa ndonjë hulumtim të mirëfilltë studimor, na bënë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një lokalitet arkeologjik që ngërthen në vete disa shtresime të periudhave kohore, që nga ato më të hershmet e deri në kohët më të vona historike.

Disa arkeologë kosovarë, duke u bazuar tek gdhendjet e simbolit diellor brenda shpellës, duke ditur se kulti i diellit ka qenë si ndër kultet kryesore tek ilirët dhe duke u bazuar nga copëzat e enëve nga qeramika, këtë lokalitet aludojnë ta paraqesin të hershëm vetëm 100 deri në 400 vjet para erës sonë. Por, ne mendojmë se forma e paraqitjes së simbileve në tavanin e shpellës, është formë shumë më arkaike. Mënyrat rrethore të gdhendura në gurë në forma më të thjeshta në formë pikësimi të japin përshtypjen për një periudhë shumë më të hershme, pasi që dihet mirë se motivet me anë të pikave të paraqitjes së simboleve të ndryshme kanë qenë ndër format e para të paraqitura nga njerëzit në antikitet.

Për shpellën e Gumnishtës nuk mungojnë as legjendat dhe gojëdhëna të ndryshme nga fshatarët dhe banorët perreth. Disa banorë thonë se, thuhej nga të parët se shpella e Gumnishtës ka qenë shumë më e madhe dhe më e thellë. Ata shprehen se të parët kishin treguar se në shpellë ndodheshin edhe tynele të shumta që të dërgonin thellë nën tokë, dhe kush futej brenda tyre nuk dilte më ose ka pasur raste kur njerëzit kan dalur të ‘pa mend’ nga gjerat që kanë parë nën tokë përmes tyneleve të shpellës.

Si përfundim mund të themi se Shpella e Gumnishtës në Shalë të Bajgorës mbetet ende edhe një vend/lokalitet mistik duke i mbijetuar kohës që pret në ‘radhë’ për një studim dhe hulumtim të mirëfillt për ta vënë në pah një lokalitet të harruar të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike në Kosovë! /Trungu & InforCulture.info

InForCulture

Recent Posts

10 njerëzit më të pasur në historinë botërore!

  Sipas listës së miliarderëve botërorë të Forbes 2024, Bernard Arnault është personi më i…

11 hours ago

4 sekte Amerikane që vra.në shumë njerëz

  Botët utopike të sekteve u bënin njerëzve premtime të ndryshme në emër të lirisë.…

11 hours ago

Si filloi festimi i parë i ditëlindjes në histori?

  Ditëlindjet festohen me shumë emocione në shumë kultura. Tortë, qirinj, veshje të bukura, familje,…

12 hours ago

Ja për çka shërben pambuku në shishet e barnave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka propozuar që pambuku të eliminohet, sepse përmban lagështi brenda shishes.…

12 hours ago

Lansohet platforma “KulTur 02”, platforma që gërsheton kulturën dhe turizmin në rajonin e Mitrovicës(Foto)

  Organizata për Hulumtime dhe Vetëdijësim Shoqëror Trungu, përmes një njoftimi në faqet e saj…

12 hours ago

Çfarë nuk shkon me shëndetin tuaj nëse keni dhimbje pas koke?

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës shpërthen si pasojë e tensionit, stresit ose lodhjes.…

13 hours ago